VIDEO/ ‘Si zv/kryeministrja përndjek familjen nga Shkodra vetëm për pyetje’

VIDEO/ ‘Si zv/kryeministrja përndjek familjen nga Shkodra vetëm për pyetje’

18:44, 19/09/2017
A+ Aa A-

“Sa ishte shuma e fondit dhënë nga qeveria për stadiumin Loro Borici dhe sa UEFA ka ndihmuar në këtë fond? Ju lutem shifra konkrete”.

Kjo pyetje iu drejtua gjatë një takimi me të rinjtë në kohën e fushatës elektorale, zëvendëskryeministres Senida Mesi, njëkohësisht deputete e zgjedhur e Shkodrës nga lista e PS-së.

Arvit Bushati, kryetar i FRPD-së në Shkodër, shkruan në Facebook, se vetëm që pyetje e tillë u desh e më pas një replikë pa përgjigje nga Mesi, që Arditi (djali që bëri pyetjen) me familjen e tij të vazhdojnë të përndiqen.

“Familja Çoba jeton ne nje nder zonat informale te qytetit te Shkodres ku me shume mundime dhe vite pune ne emigracion te kryefamiljarit, Luigjit, kane arritur te ndertojne nje shtepi.

Sot, pas nje kalvari nder zyrat e shtetit per tu pajisur me certifikaten e legalizimit eshte pikerisht vetem familja e tyre e cila privohet nga kjo certifikate ne te gjithe lagjen perkatese. Pas interesimit ne zyrat e ALUIZNI-t, ne rruge informale lihet te kuptohet qe kesaj familje nuk do i jepet certifikata me ‘urdher nga lart’”, shkruan ai.

Bushati sulmon edhe deputeten e Shkodrës:

“Nuk meriton te quhet zonje nje grua e pushtetshme qe me veprimet e saj ja ben jeten me te pamundur nje zonje tjeter.

Ato meritojne thjeshte t'ju cungojme emrat ne perputhje me cungimin e endrrave qe ju bejne qytetareve”.

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco