Krimi i organizuar, EUROPOL zbarkon në Tiranë

Krimi i organizuar, EUROPOL zbarkon në Tiranë

17:50, 19/09/2017
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj priti sot Raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, i cili shoqërohej nga ambasadorja e delegacionit të BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.

Gjatë takimit, bëjnë me dije burime zyrtare nga Zyra e Shtypit pranë ministrisë, se europarlamentari u njoh me prioritetet e Ministrisë së Brendshme.

Image

Ministri Xhafaj i shprehu Fleckenstein mirënjohjen për mbështetjen për Reformën në Drejtësi, duke besuar se BE-ja do të ofrojë të njëjtën mbështetje edhe për prioritetet që lidhen me rendin dhe sigurinë publike. Në këtë kontekst, ministri Xhafaj prezantoi prioritetet kyçe të Ministrisë së Brendshme, të hartuara edhe me asistencën e partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht të misionit ‘PAMECA V’.

Ndër to, ministri veçoi procesin e Vetting-ut në Policinë e Shtetit; luftën ndaj kanabisit, luftën kundër krimit të organizuar; parandalimin e fenomenit të azilkërkimit dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore (veçanërisht minorenëve).

Ministri Xhafaj informoi gjithashtu për masat që po programohen për të forcuar më tej bashkëpunimin me autoritetet homologe të vendeve partnere, veçanërisht në luftën kundërkrimit të organizuar dhe fenomenit të trafikimit të qenieve njerëzore.

Zyrtari i lartë i PE-së shfaqi interes të posaçëm lidhur me procesin e Vetting-ut dhe rezultatet konkrete në luftën kundër kanabisit.

Zoti Fleckenstein vlerësoi faktin që EUROPOL-i do të sjellë ekspertë në Shqipëri për të bashkërenduar punën mes Tiranës dhe Brukselit, në luftën kundër krimit të organizuar.

Ai shprehu angazhimin për t’i kërkuar Komisionit Europian një mbështetje më të madhe, me fokus në prioritetet e prezantuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alket Uzuni19/09/2017 19:50

Me ne fund dhe europa na njeh qe kemi punuar mire. Me ne fund na vlerson dhe nuk eshte me si me pare kur plakushi ishte vet zot vet shkop.

Mirela Cela19/09/2017 19:46

Sa me shume vleresohet puna e ministrit ashtu rritet edhe bashkepunimi me evropen dhe shqiperia kthet ne nje vend te sigurt.

Denar Demaj19/09/2017 19:45

Besim dhe mbeshtetje e vazhdueshme nga nderkombetaret, per te patur projekte e marrveshje te perbashketa, kjo eshte ajo qe i duhet vendit per te ecur para edhe me integrimin.

Nelson Kulla19/09/2017 19:38

Duke patur nje mbeshtetje kaq te madhe nga vendet e eurpores me doemos dhe shqiperia do ti bashkohet BE Rendi dhe siguria do te rriten.

Aurela Hoxha19/09/2017 19:27

Kjo eshte nje shtyse me e madhe qe te punoni e bashkepunoni me nderkombetaret kjo tregon qe jeni ne rrugen e duhur per shqiperin dhe shqiptaret

mevlan shehu19/09/2017 19:25

I lumte z.Xhafes per punen e bere me reformen ne drejtesi.Sa mire me ne fund edhe nderkombetaret po na mbeshtesin!!

Fatma Leka 19/09/2017 19:23

Nisje goxha e mire per ti dhene edhe cdo qytetari besimin ne zhvillimin e puneve cilesore ne kete mandat te ri qeverises dhe me kete minister te brendshem qe ka me vete besimin e nderkombetareve.

Alket Uzuni19/09/2017 19:22

Ne 2 muaj e tregoj qe di te bej pune. Dha nje efekt te pabesueshme. Tashme mbeshtetja nderkombetarve mberriti tek njeriu i punes.

Refat Lolaj19/09/2017 19:21

Ministri i ri eshte nje nga ministrat me profesionis dhe besimplot ne qeverin Rama 2.

Shto koment

Denonco