VIDEO/ ‘Lufta’ në Elbasan, zbardhet emri i të riut që përplasi policinë dhe u arratis me Audin e blinduar

VIDEO/ ‘Lufta’ në Elbasan, zbardhet emri i të riut që përplasi policinë dhe u arratis me Audin e blinduar

14:43, 19/09/2017
A+ Aa A-

Zbardhet edhe identiteti i të riut elbasanas që është shpallur në kërkim pasi përplasi policinë me makinë të blinduar dhe u arratis me ‘Audi-n’ e blinduar.

Bëhet fjalë për Suel Çelën, të riun nga Elbasani që është në kërkim. Emri është bërë publik me një mesazh denoncues nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ja çfarë shkruan në Facebook, ish-kryeministri Berisha:

Bandat Rama - Çako godasin me arme policine ne Elbasan!

Lexoni mesazhin e qytetart dixhital! sb

"Pershendetje i nderuar zoti Sali Berisha. Elbasani vazhdon te jetë i terrorizuar nga banda e Suel Celes dhe dhenderit te kryetarit te bashkise elbasan Sokol Sanxhaktari. Banda ne fjale del ne qytet vetem ne autokolen me mjete te blindura (dy range rover dhe ne audi). Dje eshtë bere ndalimi nga Shqiponjat i njeres prej makinave te blindura Range Rover me targe AA 040 OJ per identifikimin e mjetit dhe ka ber shoqerimin per ne komisariat te makines ne fjale.

Rruges per ne komisariat Audi tjeter i blinduar i bandes Suel Cela vjen dhe godet me force mjetin e policise qe po bente shoqerimin ne komisariat. Me pas mjetet e blinduara kan ikur per ne strofullen e bandes Cela-Sanxhaktari i cili esht tregu Ushqimor ne te cilin ndodhen vetem njerez te armatosur.

Elbasani po sundohet nga kjo bande e cila operon me shume qetesi pasi prapa tyre qendrojne kryetari i bashkise Elbasan( vjerri i Suel Sanxhaktarit dhe mik i ngushte i babait te Sule Celes).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco