VIDEO-FOTO/ Si u përdor deputetja e PS-së dhe si Elona Gjebrea i mashtroi banorët e Shkozës

VIDEO-FOTO/ Si u përdor deputetja e PS-së dhe si Elona Gjebrea i mashtroi banorët e Shkozës

13:53, 19/09/2017
A+ Aa A-

Para disa ditësh, banorët e Shkozës, bllokuan rrugën kryesore për të ndaluar prishjen e shtëpive të tyre. Forca të shumta policore ndërhynë për të shpërndarë banorët, ku nuk mungoi dhuna dhe skenat e ‘zakonshme’ të tërheqjes zvarrë të protestuesve.

Pamjet e një fëmije 6-vjeç i cili qante me ngashërim ndërkohë që i ati po dhunohej nga policia, ngjallën reagime të shumta në opinionin publik.

Opozita kërkoi ndaljen e dhunës mbi banorët dhe ndërhyrjen e ARRSH-së, Bashkisë dhe institucioneve përgjegjëse.

Pas kësaj, deputetja e cila kishte premtuar gjatë fushatës, legalizime falas për banorët, Elona Gjebrea nëpërmjet një postimi në Facebook, qetësoi protestuesit dhe i siguroi se projekti do rishikohej për të bërë më të mirën për banorët e kësaj zone.

Në 15 shtator Gjebra shkruante:

“Do doja të informoja mbarë opinionin publik, se jam maksimalisht e angazhuar për zgjidhjen e situatës me banorët e Shkozës në lidhje me prishjen e banesave për shkak të ndërtimit të Unazës së Re. Kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me ta, si përpara fushatës dhe pas saj, përfshirë këtu edhe ditën e sotme ,ku para disa minutash ,mbarova takimin me qytetarët.

Dëshiroj të sqaroj, se ne nuk e kemi shfrytëzuar këtë situatë për të kërkuar vota apo mbështetje tjetër nga ata. Por, si deputete e zonës, jam në mbështetje të tyre për zgjidhje të problemeve dhe jo shfrytëzime për qëllime partiake. Këtë nuk do ta bëj kurrë.

Një grup ndërinstitucional ,u krijua me porosi të Kryeministrit dhe me pjesëmarrje te Kryetari të Bashkisë, z. Erion Veliaj. Po bëjmë më të mirën, që qytetarët të sqarohen dhe t’ju ofrohen mundësi mbështetje në rastin e banesave pa legalizim dhe leje ndërtimi. Përfaqësia e ngritur nga banorët që preken nga ky projekt, do të informohen hap pas hapi për vijueshmërinë e këtij procesi. Faleminderit!”

    Mëngjesin e sotëm në orën 08:00, gazetari Erjon Skëndaj raportoi nga Shkoza se INUK kishte ndërhyrë tashmë në Shkozë duke prishur dhe banesën e parë.

    Banorët u shprehën të habitur, pasi ata prisnin një konsultim me institucionet dhe deputetët e zonës lidhur me projektin e shumëpërfolur për rehabilitimin e lumit Lana.

    153 familje preken ky projekt dhe pritet që shtëpitë e tyre të prishen.

    Në këto rrethana, ky projekt mund të jetë konform procedurave dhe njësoj siç u veprua me banorët tek Bulevardi i ri, ndoshta veprohet dhe në këtë rast.

    Komplikimi i situatës bëhet për shkak të premtimeve pa doganë në fushatën elektorale nga ana e deputetëve Elona Gjebrea, Saimir Tahiri apo dhe kryetarit Erion Veliaj, të cilët iu thanë banorëve të mos lëvizin nga shtëpia pasi do merrnin legalizimet falas, ose do shpronësoheshin.

    Sot, deputetja Gjebrea nuk ka reaguar lidhur me aksionin e INUK-ut.

    E vetmja “mbështetje” që këta banorë kanë marrë nga shteti është një bonus qiraje nga bashkia, por ende nuk është folur për një shpronësim në vlerën e dëmit të shkaktuar.

    Ata nuk kërkojnë ndërprerjen e projektit, por dëmshpërblimin që thonë se u takon. /Hashtag.al

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco