Tom Doshi i sulet qeverisë: Keni urrejtje për antikomunistët, prishet kullën e Prek Calit

Tom Doshi i sulet qeverisë: Keni urrejtje për antikomunistët, prishet kullën e Prek Calit

08:39, 16/09/2017
A+ Aa A-

Deputeti Tom Doshi ka reaguar me ashpërsi ndaj prishjes së shtëpisë së figurës së njohur kombëtare e antikomuniste të Prek Calit. Në një moment të tij ai thekson se do ta ngrejë atë kullë ashtu siç ka qenë në krye të vitit të ‘Skendërbeut’.

Komentet e Tom Doshit në Facebook:

Siç jeni informu nga media, janë prish punimet që kishin fillu për rindërtimin e shpisë së Prek Calit në Vermosh…Në veçanti më vjen keq për mundin e komunitetit shqiptar të Amerikës që kontribun financiarisht për punimet që ishin ba deri dje dhe i kerkoj falje në emën të tan shqiptarëve .

Pikërisht, ata që do të duhej ta kishin mbrojtë shtëpinë e prijësit dhe të mbrojtësit të tokave shqiptare, heroit Prek Cali, e rrafshuen edhe atë që kishte mbetë në kambë.

Ky akt barbar turpnon ata që i kanë marrë votat malsorëve dhe tregon se urrejtja ndaj qëndrestarëve antikomunista si Prek Cali nuk ka fund.

Un i premtoj mbështetësve dhe bashkëqytetarëve te mij, se shtëpia e Prek Calit do të ndërtohet ashtu siç ka kene dikur, kurrkush nuk mund ta mposhtë kujtimin e atij burri të kombit. Un vetë si kushri i tij, si deputet dhe si qytetar, ju jap fjalën që shtëpia e Prek Calit do të ndërtohet trekatëshe për Vitin e Skënderbeut.

Me respekt,

Tom Doshi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shaban demiraj16/09/2017 13:44

tom je djal legen. fshati qe duket nuk do kallauz. me gjith ate mikun tend te malsis madhe e keni percare ate popull. beni si burra ,por jeni bebe prej miljonave. ti dhe sterkaj burra malsie? o zot cme ndigjojne veshet.

lushingabarbullushi16/09/2017 13:21

Qenke ba dhe ti tom; si shoqata... Ti i paske fut qe ta prishin shpin e te madhit Prek Cali. Qe ti mashtrosh me vone me ndertimin e saj...

Sokoli16/09/2017 11:28

Ju kujtoj se pate thënë që do t'i trondisje themelet e Ramës me shokë, por shpejt ndrrove mendje dhe tani thua se voton për Ramën. Ky është prostitucion politik sh. TOMË.Fjalët tuaja s' kanë më vlerë. Ti vetëm pështyn dhe lëpin. Siç i bleu votat Rama , i bleve edhe ti në Shkodër. Mos mendo se të votuan. Ti ke hallin e bizneseve dhe kaq. Si u bashkove me ata që të persekutuan or burri maleve? A ke sedër? A ke besë? Nuk të falet ky faj i rëndë.

Daj Jaku16/09/2017 09:15

Viti kalon shpejt e të shpresojmë se do ta mbash fjalën burrnisht. Sepse në atë krah politik ku ban pjesë nuk ka burra të fjalës e të besës. Shpesh më vjen pyetja: Çfarë lidhje ka Toma, antikomunist i persekutuar familjarisht, me komunistët e Gramoz Ruçit dhe të klyshave të bllokut, që deshën edhe me e burgos e vra ? Ndoshta interesa bisnesi?

FR16/09/2017 08:49

Po, o Tome, kane urrejtje, si s'kane! A tashti e more vesh ti? Kur do ta marresh vesh ti dhe krejt ata si ti, se ne ate qeveri e ne ate parti, ne ate krah e me ata njerez, me te vertet keni shansin te beni pare me thase, po jeni tu shkel n'gjakun e n'eshtrat e t'parve t'tuj qe u perndoqen prej t'parve t'ktyne. E ta dish o Tome, se mbase ti s'i merr vesh ca gjera, po ta dish se ata e kane urrejtjen klasore mbi baza trashegimie, po te ishte akoma ai regjim ti do ishe ne internim per ate qe ke bere Prek Cali e jo ti vete, e tash ata shembin kullen e Prek Calit e ty po ete ruajne "per me te pi" neser, kur mos t'u duhesh me. "Vettingu" do te te thone, "Evropa" do te te thone, dhe do te ta fusin Tome, sepse klyshet e komunisteve nuk kane pasur, nuk kane e nuk do te kene kurre bese.

Shto koment

Denonco