FOTO/ Meta me Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s: Politika e ‘Dyerve të Hapura’ i shërben Ballkanit

FOTO/ Meta me Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s: Politika e ‘Dyerve të Hapura’ i shërben Ballkanit

18:39, 15/09/2017
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim të veçantë Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Gjeneral Petr Pavel.

Presidenti Republikës, Ilir Meta i uroi mirëseardhjen dhe i shprehu mirënjohjen Gjeneralit Pavel për kontributin e tij në organizimin e Konferencës së Komitetit Ushtarak në Shqipëri duke e cilësuar atë si një ngjarje historike për Shqipërinë dhe një aktivitet shumë i rëndësishëm për Aleancën.

Presidenti vlerësoi angazhimet e NATO-s në kuadër të sigurisë globale, rolin e saj të pazvendësueshëm për paqen, stabilitetin, zhvillimin e demokracisë dhe prosperitetin në Ballkan.

Presidenti Meta e siguroi Gjeneral Pavel për angazhimin e tij në përmbushjen e detyrimeve të vendit tonë ndaj NATO-s, në procesin e modernizimit të Forcave të Armatosura dhe përmirësimin e buxhetit për mbrojtjen.

Gjenerali Pavel vlerësoi angazhimin e Shqipërisë në kuadër të Aleancës, veçanërisht pjesëmarrjen e Forcave të saj të Armatosura në misionet e rëndësishme në vende të ndryshme.

Kryetari i Shtetit dhe Gjenerali Pavel ndanë pikëpamjen e njëjtë mbi politikën e “Dyerve të Hapura” për vendet e Ballkanit dhe u dakortësuan se rreziqet dhe sfidat me të cilat përballet siguria globale dhe ajo kolektive kërkojnë marrjen e përgjegjësive nga të gjitha vendet antare të NATO-s.

Presidenti Meta shprehu besimin se Takimi i Komitetit Ushtarak të NATO-s në Tiranë do të zhvillohet me sukses.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco