FOTO/ Mbledhje qeverish Shqipëri-Kosovë, zbardhen datat

FOTO/ Mbledhje qeverish Shqipëri-Kosovë, zbardhen datat

18:26, 14/09/2017
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ndodhet për një vizitë në Shqipëri.

Takimi është njoftuar nga vetë kryeministri Rama, në rrjetin e tij social “Twitter”.

Në një postim të shkurtër, kreu i qeverisë ka zbuluar dhe datat e mbledhjeve që pritet të zhvillohen mes dy qeverive, të Shqipërisë dhe të Kosovës.

“Me Zv/Km e Ministrin e Jashtëm të Kosovës pas një takimi ku dakordësuam dhe mbledhjen e dy qeverive. Korçë 27 nëntor, 28 në Vlorë për flamurin”, shkruan Rama.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco