`Ne u pimë gjakun shqiptarëve`, Rama nxiton të sqarojë popullin: Bëra shaka...

`Ne u pimë gjakun shqiptarëve`, Rama nxiton të sqarojë popullin: Bëra shaka...

14:54, 14/09/2017
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, menjëherë pasi deklaroi në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, se duhet që të japin gjak sepse perceptimi popullor për qeverinë e tij është se “I pinë gjakun popullit”, ka nxituar për ta bërë këtë akt fakt të kryer por edhe për të bërë një sqarim më të hollësishëm për këtë deklaratë të tijën të “sinqertë”.

Duket se batuda me “pirje gjaku” nuk është marrë me shaka nga opinion, prandaj Rama pasi u vetë-filmua bashkë me ministrant dhe deputetët e tij duke dhënë gjak, shpërndau urgjentisht një njoftim ku kujdesej të thoshte zyrtarisht se kishte bërë shaka me atë punën e shprehjes që, “populli ka idenë se ne vetëm pimë gjakune tij”

Ja çfarë shkruhet në njoftimin zyrtar të kryeministrisë për të sqaruar “shakanë” e Ramës që duket nuk është marrë fare si e tillë nga shqiptarët:

“Ndërkohë, i pari i qeverisë shtoi me humor se ky kontribut jetik i shërben edhe imazhit të vetë deputetit: “Balancon atë idenë se ne vetëm “pijmë gjak” dhe krijon një ide që ne edhe mund të japim gjak. Ne do ta bëjmë në Kryeministri këtë gjë dhe duke parë duke parë sa gjak mungon, do t’i marrim sa duhet çdo ministri për të plotësuar detyrimet e PS ndaj institucionit të dhurimit të gjakut”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sokoli14/09/2017 16:46

Ju keni gjak të kontaminuar, të helmuar dhe si i tillë nuk i duhet popullit të mjerë e të sëmurë. Ju e keni braktisur atë. Ju jeni shushunja të vërteta për çdo shqiptar të trajtuar si kavje. Ndaj, mbajeni për vetë ose hidheni në ndonjë moçalishte për mushkonja. Majmëria juaj me gjakun e djersën e popullit, le t'ju kthejë edhe ju në të sëmurë pa derman!

Gjak14/09/2017 15:41

Komunist gjakpires. Legen komunist

Daj Jaku14/09/2017 15:24

Jo vetëm gjakun por ju ke marrë dhe erzin, dinjitetin, i ke tallur, sharë, burgosur, lënëvnë injorancë e skamje, i ke shëmbur shtëpitë, rrëmbyer trojet pa shpërblim, i ke dëbuar jasht? atdheut, vëndi i tretë në botë nga fundi, praktikisht gjithçka mundet dhe duhet të bëjë një "udhëheqës" rilindas socialist. Vraji dhe shtypi dhe shtrydhi se do të të adhurojnë.

Shto koment

Denonco