Rama zbulon slloganin e qeverisjes së re: Pastrim, shërbim, ndëshkim. Ja çfarë do të thonë

Rama zbulon slloganin e qeverisjes së re: Pastrim, shërbim, ndëshkim. Ja çfarë do të thonë

10:13, 14/09/2017
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Grupin parlamentar të PS dhe i ka bërë të ditur se do të duhet të ndjekë me rreptësi dhe korrektesë, seancat e Kuvendit të Shqipërisë, duke e quajtur këtë një kontribut për qytetarët.

Po ashtu, ka deklaruar se qeveria do të mblidhet njëhërë në vit në çdo qark dhe do të mbajë lidhje me qytetarët, me drejtuesit vendorë , me qëllimin për ta njohur sa më afër realitetin. Po ashtu, deputetët, e kanë detyrim të qendrojnë në bazë dhe të njohin realitetin.

Rama u tha deputetëve se qytetarët “presin prej nesh tri gjëra: pastrim, shërbim dhe ndëshkim”:

"Çfarë duan njerëzit?! - tha kryeministri. - Njerëzit duan pastrim. Pastrim të mekanizmit të shtetit nga parazitët dhe grabitqarët!

Njerëzit duan shërbim! Shërbim mbi çdo nevojë dhe mbi  të drejtë që atyre ua jep Kushtetuta dhe ligji!

Njerëzit duan ndëshkim. Ndëshkim për të gjitha që bëhen pengesë për këto shërbime dhe të drejta.

Pra: Pastrim, Shërbim, Ndëshkim. Këto tre gjëra ne mund t'i realizojmë vetëm përmes bashkëqeverisjes me ta."

Rama u ka vënë kushte ministrave të kabinetit të tij, të cilat ata duhet t'i firmosin tek për tek në mbledhjen e ardhshme të Grupit parlamentar të PS. Ai ka zbuluar vetëm dy prej tyre: Mbledhjen e qeverisë në qarqe dhe detyrimin e ministrit për t'u spostuar dhe qendruar në qarqe njëherë në muaj.

"Dua t’u bëj me dije se në mbledhjen e ardhshme të Grupit - tha Rama, -  do të nënshkruajmë marrëveshjen e mirëkuptimit ndërmjet Kryetarit dhe Sekretarit të Grupit me ministrin dhe do t’u shpërndarhet të gjithë deputetëve. Është nëj marrëveshje që sanksionon rregullat e ndërveprimit ndëmjet Grupit, qeverisë dhe PS si pjesë e pandashme e ekipit qeveriës.

Po ju them dy elementë të marrëveshjes: Së pari, qeveria gjatë një viti politik, një sesioni parlamentar do të mblidhet nga një herë në çdo qark, jo për të bërë një mbledhje simbolike se po nisemi dhe po shkojmë me projektvendimet në krah t’i bëjmë miratimet formalisht në Kukës apo në Gjirokastër, por t’u spostuar në çdo qark njëhërë në vit dhe për të qëndruar atë më shumë sesa thjesht mbledhja por për të kaluar atje kohë sëbashku me ekipin e deputetëve, për të thirru në dëgjesa, drejtuesit e institucioneve, për të organizuar takime me komunitetin, për tu ulur me pushtetin vendor - kryetarë bashkish të majtë dhe të djathtë, kjo s’ka pikë rëndësie - për të mos humbur kontaktin me realitetin e njerëzve të zakonshëm dhe për t’u kthyer ato përgjigje në kohë reale për problematikat që dalin nga ëkto takime.

E dyta, përveç takimeve të qeverisë, çdo ministër gjatë një viti parlamentar duhet të spostohet dhe të qëndrojë njëhërë në muaj në një qark. Pra, është e domosdoshme që anëtarët e kabinetit të jenë bashkë me deputetë në jetën reale të shqiptarëve. Marrëveshja ka dhe shumë aspekte të rëndësishme por thelbi ëhstë që ne të zbatojmë kontratën e 25 qershorit me popullin shqiptar.

Duhet të fillojmë menjëhërë punën në terren për organizimin e koalicionit të madh me njerëzit," theksoi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sokoli14/09/2017 17:02

Ky e ka filluar si rishtar e profan, por vetëm me fjalë, sepse i pëlqen të fshijë 4 vitet skandaloze që kaluan nga kujtesa e popullit. Ai po përtiqet t'u injektojë njerëzve të këtij vendi amnezinë. Turp!

Vetting Rama14/09/2017 16:59

Mao nuk perseritet, ishte unik! Ha edhe keto kater vjete, dhe pastaj ne pidh te Netes i ndeshkuar mor qen!

pyka14/09/2017 11:15

Po mire. Them se deri ne fund te mandatit, do kemi programin e plote????.

Shto koment

Denonco