Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

FOTO/ Zbardhet dokumenti i KLSH: Ja si u zhdukën 325 milionë lekë nga arka e shtetit

FOTO/ Zbardhet dokumenti i KLSH: Ja si u zhdukën 325 milionë lekë nga arka e shtetit

15:46, 13/09/2017
A+ Aa A-

Kontrolli i Lartë i Shtetit konfirmon dështimin spektakolar të qeverisë Rama në realizimin e buxhetit të shtetit për vitin 2016. 32.5 milion dollarë më pak në arkën e shtetit është bilanci tashmë i konfirmuar nga ekspertët e KLSH­së.

Civitas.al ka arritur të sigurojë draft­raportin e KLSH­-së “Mbi zbatimin e buxhetit për vitin 2016″, i hartuar pas auditimit disa mujor në Ministrinë e Financave.

Siç shihet edhe nga të dhënat zyrtare të përfshira në raport, të ardhurat u planifikuan në vlerën 443 miliard lekë, ndërkohë që ato janë realizuar në masën 407 miliard lekë, pra 36 miliard lekë më pak (32.5 milion $) .

Mosrealizimi i të ardhurave ka sjellë në mënyrë të pashmangshme edhe mosrealizimin e shpenzimeve. Shpenzimet u planifikuan në vlerën 483, 8 miliard lekë, ndërkohë që janë realizuar në masën 433,7 miliardë lekë.

Siç konfirmohet edhe nga raporti, qeveria ne mes të vitit të kaluar, përmes një akti normativ, ka rishikuar me ulje si realizimin e planit të të ardhurave ashtu edhe atë të shpenzimeve. Por sërish plani i të ardhurave dhe shpenzimeve nuk është realizuar.

Impaktin më të madh në këtë rënie e ka pasur mosrealizimi i të Ardhurave nga Tatimet.

Grafiku në vijim paraqet dinamikën e Të Ardhurave.

Image

Image

Mosrealizimi i të ardhurave, në një një klimë taksash të rritura nga ana e qeverisë socialiste, dëshmon më së miri lulzimin e ekonomisë informale dhe evazionit fiskal, sidomos në tatime.

Nga ana tjetër, mosrealizimi i shpenzimeve ka efekt direkt në rënien ekonomike në vend, uljen e investimeve, rritjen e problemeve sociale në vend dhe varfërisë.

Një tjetër element i paneglizhueshëm është edhe paaftësia e qeverisë në hartimin dhe realizimin e planit të të ardhurave dhe shpenzimeve. Në projekt­raportin e KLSH­së thuhet qartë se “Kjo situatë reflekton një programim jo realist ku programimi i të ardhurave mbetet pika më e dobët dhe që ndikon edhe në ndryshimin e shpenzimeve.

Nisur nga kjo praktikë që vijon prej vitesh, ku kuadri makroekonomik dhe fiskal i përshtatet ndryshimeve të nevojshme buxhetore gjykojmë se ai e humb rolin e të qenit mjet strategjik, dhe pikë reference për Programimin Buxhetor Afatmesëm dhe vjetor.

Kjo mangësi vijon edhe për shkak të mungesës së Këshillit Fiskal, një organi të pavarur që do të përfshihej në realizimin e parashikimeve makroekonomike të sakta, të besueshmë dhe të pacënueshme, duke ndikuar kështu në cilësinë e planit buxhetor afatmesëm dhe vjetor, si dhe në mbikqyrjen e përputhshmërinë me rregullat fiskale aq të nevojshme për të siguruar stabilitetin fiskal.”/ Civitas.al

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku13/09/2017 17:53

Ku je o Arben Ahmetaj me gënjeshtrat e tua? Ndoshta po ta përkthesh anglisht atë raportin, del i realizuar dhe i tejkaluar. Gjynah që je i doktoruar në ekonomi-financë dhe jo në gjuhën angleze.

Shto koment

Denonco