Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

FOTO/ Ndodh çudia në ‘ERTV’/ Spiropali më ‘popullore’ se Rama, Tahiri mund Xhafën, Basha i treti…

FOTO/ Ndodh çudia në ‘ERTV’/ Spiropali më ‘popullore’ se Rama, Tahiri mund Xhafën, Basha i treti…

10:58, 13/09/2017
A+ Aa A-

Media personale e kryeministrit në Facebok, “Edi Rama Televizion” (ERTV), ditën e djeshme për gati 24 orë ka transmetuar live punimet e parlamentit të ri, ku po debatohej për programin e qeverisë “Rama II”. Ajo që ra në sy nga ndjekësit e kësaj media të cilët përgjithësisht janë fanatik të Rilindjes ishte mos censurimi i  asnjë personazhi, duke përfshitë edhe Lulzim Bashën pavarësisht se foli shumë ashpër kundër pronarit.

Duket se Rama është shumë i proukupuar për të rritur shikueshmërinë në televizionin e tij të personalizuar (ashtu siç edhe ka emrin) ku përgjithësisht, vetë bën regjisori, shpesh edhe “kameramanin” dhe po vetë është protagonisti i “emisionit”.

Dita e djeshme është “hapur” ekrani në këtë TV për të tërë, por njëkohësisht me këtë risi, ka ndodhur edhe çudia.

Gjatë një monitorimi që bëri “Syri.net” duke parë se cilët ishin personazhet më të ndjekura në këtë TV gjatë seancës maratonë, rezultoi se edhe në në kushte jo të barabarta (kohëzgjatja e fjalimit) Elisa Spiropali (76.2K) për shembull, që është rishtare në parlament dhe që e quan Edi Ramën Skënderbe, kishte dukshëm më shumë njerëz që e ndoqën live, sesa Edi Rama (68.1K).

Po ashtu Saimir Tahiri (48.1K) ka mundur me fjalimin e tij me “views” njeriun që i zuri karrigen në Ministrinë e Brendshme, Fatmir Xhafën (34.8K). Kurse kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha (56.2K) renditet i treti më i shikuari, në televizionin privat të Edi Ramës.

SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco