Berisha sfidon Ramën: Je përdorues droge! Eja të shkojmë bashkë të bëjmë testin e drogës ku të duash!

Berisha sfidon Ramën: Je përdorues droge! Eja të shkojmë bashkë të bëjmë testin e drogës ku të duash!

14:04, 12/09/2017
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka sfiduar hapur Kryeministrin Edi Rama se nëse do të provojë para qytetarëve se nuk i ka mashtrime, premtimet e tij dhe se nuk me të vërtetë udhëhiqet nga filozofia e drogës, atëherë le të shkojnë sëbashku, të dy, dhe të bëjnë testin e drogës ku të dojë Rama.

'Dorashka" iu hodh Ramës në sallën e parlamentit, ku Berisha i afroi Kryeministrit dhe lehtësinë tjetër, përzgjedhjen e laboratorit të analizës: "Ku të duash ti", i tha Berisha.

"Filozofia jote është filozofia e drogës, - u shpreh ish-Kryeministri. -  Duket je vetë përdorues droge, por këtë, për të ma provuar, hajde të shkojmë të dy bashkë të bëjmë testin e drogës ku të duash! Po ta lehtësoj. Përderisa nuk vjen, atëherë kemi problem!"

Berisha solli në kujtesën e shqiptarëve se kur e mbrojti Rama për herë të parë çështjen e drogës në politikë, vitin 2008. Ja si e kujtoi ish--Kryeministri:

...Nuk do të ndalem këtu serinë e pafund të dështimeve dhe mashtrimeve. E kam thënë dhe e them: e fyen gënjeshtrën, ta quash Edi Ramën “gënjeshtar”! Po po, nuk dua të lodh, por dua të ndalem në disa probleme themelore të filozofisë.

Pse qytetarët shqiptarë ju ndëshkuan ju në një mënyrë ekzemplare?! Pse kaq olimpikë në kthjelltësinë e qëndrimit të tyre?!

Arsyet janë sepse filozofia jote është Filozofia e Drogës! 

Duket vetë je përdorues droge, por këtë për të ma provuar, hajde të shkojmë të dy bashkë të bëjmë testin e drogës ku të duash! Po ta lehtësoj. Përderisa nuk vjen, atëherë kemi problem!

E fillove në 2008 me zonjën Bako. E more nënën 70-vjeçare për t’u thënë shqiptarëve se "djali i saj që ka mbjellë drogë nuk ka bërë ndonjë krim, se regjimi i Berishës po e mban këtë barbarisht këtë burg..."

E lirove, bëre festë pse e lirove e këto me radhë... Ishte mesazhi i drogës që po iu dërgoje shqiptarëve.

Erdhe në pushtet, e mbushe Shqipërinë me drogë duke u bërë i dyti në botë.

Kim Ir Uni dhe ti!

Dhe atje kanë ...Dhe duhet ta dini se edhe këtu në vitet ‘60 ka qënë kanabisi plot dhe jo vetëm kanabisi, por na nxirrnin nëpër ara për të mbledhur lulëkuqe, opium,  Bashkim, derisa i nxorën kartonin e kuq Enver Hoxhës dhe i thanë “po vazhdove, të fshimë!”.

U kthyem tek droga. U kthyem tek droga. U mboll drogë në një mënyrë të paimagjinueshme."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco