'Kryeministri nuk lodhet së gënjyeri për drogën'

'Kryeministri nuk lodhet së gënjyeri për drogën'

13:30, 07/09/2017
A+ Aa A-

"Kryeministri nuk lodhet së gënjyeri për drogën." Kështu tha sot, kreu i Grupit të LSI, Petrit Vasili, pas deklaratave të fundit të kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e kanabisit; Rama tha se "trafiku do të vazhdojë edhe për një kohë të shkurtër dhe se ky "film", mbyllet sivjet".

Por, sipas Vasilit, që i mëshoi epitetit "shkollëpakti" për kreun e qeverisë, situata është ndryshe:

"Kryeministri e deklaronte qindra herë më parë, pa u skuqur hiç, se kishte asgjësuar 99% të drogës, - shkruan ai në Fb. - Sot, Kryeministri tha që droga do të vazhdojë, por brenda vitit do ta zhdukë drogën!

Drejtori i Policisë thotë nuk e kapim drogën se nuk punojnë radarët, ndërsa Ministria e Mbrojtjes thotë që radarët punojnë. Ky kryeministër, që drejton këtë anti-qeveri që vetëm mashtron, jo vetëm popullin por edhe veten, e bën këtë që ta inkurajoje drogën të vazhdojë, kriminalitetin që të ndjehet i pashqetësuar dhe që policia të jetë pjesë dhe jo në luftë pa kompromis me këtë situatë tepër të rëndë.

Kryeministri vegjeton e bashkëjeton me situatën kriminale dhe rrënimin ekonomik. Mashtrimi, - thekson kreu i Grupit të LSI,, - është linjë sjelljeje dhe veprimi e kryeministrit: Ka mungesë totale të rezultateve të qeverisë, por edhe vizionit të pamundur të kryeministrit, për shkak të shkollepakësisë së tij proverbiale."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco