Letra e ministrit të Brendshëm për Kodhelin: Radari u fik në mes të një operacioni antidrogë

Letra e ministrit të Brendshëm për Kodhelin: Radari u fik në mes të një operacioni antidrogë

13:30, 07/09/2017
A+ Aa A-

Pas bërjes publike të skandalit se radarët që kontrollojnë detin shqiptar janë me probleme, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm ende në detyrë, Dritan Demiraj.

Me një letër drejtuar ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, Demiraj i shkruan se radarët nuk punojnë tamam, nuk dallojnë mjetet dhe njerëzit.

Demiraj ka treguar se në një rast në 7 gusht të 2017, njëri prej radarëve është fikur në mes të një operacioni duke e lënë gomonen që të largohet.

Sipas tij, radarët nuk e mbulojnë të gjithë territorin, duke krijuar kënde dhe zona të pambuluara e duke u dhënë mundësi trafikantëve të kalojnë.

Sipas Demirajt, nuk ka dhe kamera integruese që të afrojnë pamjet.  

Letra e Dritan Demirajt drejtuar Mimi Kodhelit është bërë publike nga media gjatë ditës së sotme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco