Gati për opozitë, Kryemadhi mbledh Grupin e LSI dhe përforcon: Qeveria e vogël synon korrupsion më të madh

Gati për opozitë, Kryemadhi mbledh Grupin e LSI dhe përforcon: Qeveria e vogël synon korrupsion më të madh

11:49, 07/09/2017
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka mbledhur sot për herë të parë, grupin parlamentar të LSi, për t'u përgatitur për luftën opozitare në Kuvend.

Kryemadhi theksoi rëndësinë e detyrave që ka tani Grupi i LSI, i cili është më i madh se më parë.

Ajo theksoi se tani kemi "një qeveri më të vogël, por që synon një korrupsion më të madh", ndaj Grupi tani e tyre duhet të ketë angazhim më të madh. Po ashtu, nënvizoi se Grupi ka detyrim të votojë çdo iniciativë ligjore që do të ketë lidhje me integrimin europian.

Me dekret të Presidentit Meta, mbledhja e parë e legjislaturës së IX-të të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë është thirrur ditën e shtunë, datë 9 shtator 2017, ora 10.00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco