Ekstradimi i Ismail Morinës në Serbi, Meta thërret ambasadoren kroate

Ekstradimi i Ismail Morinës në Serbi, Meta thërret ambasadoren kroate

14:28, 06/09/2017
A+ Aa A-

Çështja e Ismail Morinës ka vënë në lëvizje, kreun e shtetit shqiptar, Presidentin Ilir Meta.

Mësohet se Meta ka thirrur në Presidencë, ambasadoren e Kroacisë në Shqipëri, Sanja Bujas-Juraga. 

Meta ka shprehur shqetësimin në emër të mijëra shqiptarëve të shqetësuar për sigurinë e Morinës.

Takimi u zhvillua në Presidencë në mesditë, pikërisht kur pritej firma e ministrit kroat të Drejtësisë për ekstradimin e Morinës në Serbi, i vetmi që mund ta anullojë vendimin.

Në vendimin e fundit të Gjykatës Supreme të Kroacisë, publikuar dje, ku justifikohet ekstradimi i tifozit shqiptar drejt Serbisë, thuhet: “Pjesa më e madhe e ankesës së personit për ekstradim, në thelb ka të bëjë me vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, meqë nga përmbajtja e ankesës del se ai konsideron se gjykata e shkallës së parë gabimisht ka vërtetuar se janë përmbushur kushtet ligjore për ekstradim dhe se nuk ka vërtetuar se ka pengesa për ekstradim. Mirëpo, gjykata e shkallës së parë të gjitha faktet vendimtare i ka vërtetuar drejt dhe plotësisht”.

Po sot ka reaguar edhe Serbia: Nela Kuburoviç, ministrja e Drejtësisë së këtij shteti , garantoi se Morina në Serbi do të ketë një gjykim të drejtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco