VIDEO/ Në kërkim të parave të krimit, Çako zbaton porosinë e Ramës: Task Force në çdo qark

VIDEO/ Në kërkim të parave të krimit, Çako zbaton porosinë e Ramës: Task Force në çdo qark

11:08, 01/09/2017
A+ Aa A-

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako është takuar me drejtorët e policisë në qarqe për ngritjen e një Task-Force në çdo qark për hetim dhe sekuestro të pasurive kriminale.

Në këtë takim ai kërkoi angazhim maksimal për luftën ndaj paligjshmërisë dhe dhunës në familje.

Në këtë fazë, sipas Çakos, detyra kryesore e policisë është hetimi i veprimtarisë së grupeve kriminale që organizojnë kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Gjithashtu, sekuestrimi i aseteve që ata kanë krijuar, si rezultat i kësaj veprimtarie kriminale, si pasuri të paluajtshme, ndërtesa, toka, makina, hotele, motele, lokale, investime  të ndryshme në shoqëri  biznesi, etj.

 “Për të realizuar këtë detyrë, është e domosdoshme që pranë çdo drejtorie Vendore të ngrihet dhe të funksionojë një Task - Forcë për të drejtuar operacionin për sekuestrimin e aseteve që rrjedhin nga veprimatria kriminale. Të shfrytëzohen të gjitha kapacitetet dhe burimet legale, duke shkëmbyer informacion me doganat, QKR, Hipotekat, Aluiznin, si dhe duke marrë edhe informacione në rrugë inteligjente, kjo duke bashkëpunuar ngushtësisht me SHISH, dhe me partnerët për informacionet që ata disponojnë për individë a grupe kriminale që mund të ushtrojnë aktivitetin kriminal edhe në vendet e tyre. Njëkohësisht të bashkëpunohet ngushtësisht me Prokurorinë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrimit të Parave”, ka thënë Çako.

Duke u lënë drejtuesve lokalë porositë e kryeministrit Rama gjatë takimit të Task - Forcën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit e të trafikimit të lëndëve narkotike, Çako kërkoi që në çdo qark të evidentohen, kontrollohen dhe të goditen të gjithë personat me precedentë  kriminalë, elementët shqetësues të rendit dhe sigurisë publike, të cilët me veprimet e tyre cënojnë rendin publik, duke krijuar një impakt negativ në qarkullimin rrugor, mjediset publike, në shkolla e universitete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco