Nikoll Lesi ka një pyetje: Pse u mundua komisionieri Hahn, për të na thënë; bëni një 'BE ballkanike'?!

Nikoll Lesi ka një pyetje: Pse u mundua komisionieri Hahn, për të na thënë; bëni një 'BE ballkanike'?!

15:59, 26/08/2017
A+ Aa A-

Nikoll Lesi i është kthyer pseudonimit të tij të vjetër gazetaresk të përdorur në kohëra të këqia, “Alban Mati”, për të bërë një pyetje retorike të rëndësishme, për takimin e Durrësit.

Ja çfarë shkruan Lesi në analizën e tij me titull: “Pse u mundua komisionieri Hahn? Për të thënë se bëni një “BE ballkanike?!”, hedhur në versionin online të “Koha Jonë” vetëm pak orë pas përfundimit të takimit të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, nën dirigjimin e Komisionierit Hahn.
 

“U bë shumë zhurmë për një takim në Durrës, këtë të shtunë, ku ishin kryeministrat e shteteve të Ballkanit Perendimor dhe ku mbërriti gjithë salltanete edhe komisioneri Hahn. U fol se do të ishte një takim me përfitime dhe projekte për në BE, por zhurmës shqiptare qeveritare, komisionieri europian iu përgjigj me një status në facebook. Pak minuta përpara fillimit të takimit me kryeministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor, eurokomisioneri Johanes Hahn ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social dy mesazhe të rëndësishme.

Hahn shkruan në Tëitter se objektivi i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk duhet të jetë integrimi në Bashkimin Europian, por krijimi i një zone të përbashkët mes shteteve të Ballkanit.

Hahn në mesazhin e tij shprehet se integrimi nuk është një alternativë për hyrjen në BE, por thjesht një element i dobishëm, ndërsa ndërtimi i një zone ekonomike të përbashkët mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, do të rriste automatikisht ekonomitë e vendeve si dhe do të ulte papunësinë, prioritete këto, që sipas eurokomisionerit janë kyçe dhe qëllimi i tryezës në Durrës. Pra takimi me pompozitet i reklamuar në Durrës ishte një takim për një drekë dhe disa foto. Nuk ka asnjë gjë të re në drejtim të BE, të Shqipërisë, apo edhe vendeve të tjera ballkanike. Thjesht komisioneri, pra BE, na thotë se krijoni një “BE ballkanike” për shumë vite dhe më vonë të shikojmë si jeni me reformat!

A jemi shumë prapa si shtete të Ballkanit nga reformat dhe ekonomia që duhen si kritere për në BE apo është një tallje e radhës e Brukselit, ku BE ka probleme ekzistenciale për vete dhe nuk e ka mendjen te shtetet tona? Ky takim vjen pas Samitit të Triestes këtë vit, ku Shqipëria nuk mori asnjnë projekt financimi në vazhdën e Procesit të Berlinit.

Lexoni mesazhin e komisionerit europian, i cili kastile e ka futur online pak para fillimit të takimit të kryeministrave të Rajonit. Pra ky mesazh ishte paravendosur nga BE, ndaj duket si takim fundgushti në Shqipëri për kryeministrat për të pirë verë të kuqe dhe shijuar ushqimin e detit shqiptar. Dhe ku kryeministri shqiptar Rama shquhet për batuta e krijimin e një situate të këndshme në dreka apo darka në raport me kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perendimor.

Edi Rama luajti mendsh një popull me kërkesën për timonin e tepsinë që donte krejt për vete dhe e mori, e jo më të mos turbulloj kryeministrat e tjerë që vijnë për një drekë në Durrës.

Lexoni mesazhin e komisionerit europian para se të fillojë takimi kryeministror dhe kuptohet se pse janë mbledhur, kur përgjigja e BE mbetet se krijoni njëherë “BE Ballkanike” dhe shohim me vonë për në Bruksel! 

Mesazhi i komisionierit euopian, Hahn:

Integrimi nuk është një alternativë për hyrjen në BE të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, por një element komplementar i dobishëm.

Prioriteti kyç tani është ndërtimi i një zone ekonomike të përbashkët, për të fuqizuar rritjen (ekonomike) dhe punësimin e qytetarëve.

Johannes Hahn.

Shqipëria dhe shqiptarët kanë nevojë për fonde për infrastrukturën, për të qenë sa më shpejt në familjen europiane si të barabartë dhe jo për patur një “BE ballkanike”, zoti Hahn. Natyrisht që edhe kjo duhet, por pikësëpari duam BE.

Nuk kemi nevojë të na kujtoni Vettingun, pasi ai është proces që nuk guxon njeri ta ndalë, por duam euro për ngritjen e mirëqënies tonë, natyrisht duke punuar, por nuk ka punë, zoti Hahn. Duam të miratoni, edhe Shqipërisë siç po bëni me Serbinë dhe Malin e Zi, projekte që të vihen në zbatim për rregullimin e ekonomisë shqiptare. Ndaj nëse ka probleme qeverisja dhe politika shqiptare, mos hezitoni dhe thuajeni popullit shqiptar hapur dhe mos drekoni me kryeministrat, po që se këta nuk sjellin projekte apo nuk garantojnë BE se jemi në rrugë të mbarë.

Për të shkuar apo bërë tregti apo edhe për të vizituar Prishtinën, Shkupin, Podgoricën e Beogradin e bëjmë vetë, pa na e thënë njeri. Shqiptarët duan të jenë barabartë me çdo shtetas të BE. Duam që të shkojmë pa frikë në BE se mos kemi kaluar 60 ditë me shumë dhe se vjen polici europian e na kthen zvarrë në Shqipëri. Duam të jemi njerëz me të drejta të plota si gjermanët, francezët, italianët, etj.

Ndaj endërrojmë Bashkimin Europian, zoti Hahn dhe nuk po vdesim për “BE Ballkanike”!

Edhe një gjë tjetër: BE don një “BE Ballkanike”, por Serbia nuk e njeh si shtet të pavarur Kosovën, bile Beogradi tërhoqi ambasadën e tij në Shkup vetëm se kryeministri maqedonas Zaev thuhet se do të votojë për anëtarësimin e Kosovës në UNECSO. Si mund të jemi të garantuar dhe të zhvilluar në një “BE Ballkanike”, kur  Serbia vendos? Si mundet që ky vendim të merret nga një kryeministër shqiptar, kur ky mbetet një vendim më i madh se sa mandati i një kryeministri? Kjo kërkon pa asnjë diskutim miratimin nga 2/3 ose më mirë  nga 140 deputetët e parlamentit.

Dhe krejt e fundit: Mos është kjo një lojë e BE, e cila nuk ka as solidaritet dhe as takat e dëshirë për shtetet e Ballkanit Perendimor dhe na devijojnë drejt “BE Ballkanike?”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku27/08/2017 11:55

Këtu nuk duhet një vendim parlamenti, qoftë edhe me 100% të deputetëve. Të gjithë e dijmë që në parlamentin tonë janë të zgjedhurit nga kryetarët e partive që përfaqsojnë gjithçka tjetër veç popullit. Këtu duhet një referendum me 100% të gjithë shqipfolësve kudo në botë. Përpara se të hupet kështu Shqipnia me armë në dorë do vdesë burrnia dhe graria. Neokomunistja e STASIT dhe të gjithë të korruptuarit e çifutit Soros duhet të shpallen antishqiptarë. Shikoni si po veprojnë hungarezët. Të vetmit aleatë për Shqipërinë e shqiptarët janë SHBA dhe presidenti Trump. Komunistët e të gjitha ngjyrave dhe shoqërive të shalëve të hapura janë antishqiptare dhe pro rusoserbe. Fatkeqsisht edhe LulBusha bën pjesë në këtë lojë kurvash eurosorosianë antishqiptarë. Adem Jasharët dhe Oso Kukat janë duke u rrotulluar nëpër varre. 50 vite komunizëm dhe 27 postkomunizëm "dhjerokraci" e varfëruan qëllimisht popullin nëpërmjet korrupsionit dhe vjedhjes totale të çdo gjëje të vjedhëshme për ta detyruar të largohet ose të nënshtrohet deri në atë pikë sa të kërkojë shpëtim edhe tek shejtani. A ka shejtan më të zi për shqiptarët se sa serbët e Dushanit, Titos, Miladinit me dashnoren e tij Enver, Millosheviçit dhe mikut e këshilltarit të tij Aleksandër Vuçiç që jo rastësisht është mik i EDramës? A thua se do lozin një lojë basketbolli? Nuk ka as basketboll e as bixhoz që mund të luhet me egxistencën e Shqipërisë. Qëllimi final i Sorraxhinjve është përgatitja e Shqipërisë si tokë rezervë e popullit çifut kur arabët dhe palestinezëtvdo ti përzenë. Prandaj korruptuan politikanët dhe tani po përgatisin asgjësimin e nocionit shtet shqiptar i sovran i pavarur. Të gjithë në këmbë për mbrojtjen e Shqipërisë. Europa Sorosiano Merkeliane nuk na do.

t26/08/2017 16:33

kush eshte me dy pare mend ne koke e di qe pergjigja eshte paragrafi i fundit ne forme pyetje

Shto koment

Denonco