Harasani shpërthen ndaj ambasadores në Holandë: Ja cila është në të vërtetë, kjo mortje e Rilindjes!

Harasani shpërthen ndaj ambasadores në Holandë: Ja cila është në të vërtetë, kjo mortje e Rilindjes!

16:18, 24/08/2017
A+ Aa A-

Ish-deputeti socialist Andis Harasani ka reaguar ashpër ndaj ambasadores së Shqipërisë në Holandë, Aida Sakiqi, e cila është vënë në qendër të vëmendjes nga mediat e këtij vendi, për disa deklarata skandaloze pas lajmit për mundësinë e rikthimit të vizave për shqiptarët.

I indinjuar, ai nëpërmjet një statusi në facebook e akuzon ambasadoren se nëpërmjet nënës së saj është përfshirë në privatizimin e energjisë, kompanisë ARMO etj.

Sipas Harasanit “këtë mortje” mund ta gjejmë te IFC (Korporata Ndërkombëtare Financiare) dhe ajo ka zgjedhur Holandën për të shkuar ambasadore, sepse aty, “e gjen më lirë”. Harasani nuk e specifikon se çfarë “gjen më lirë” Sakiqi aty ku shërben në postin e rëndësishëm, por duke na rekomanduar që të shohim portretin e saj, mendja të shkon vetëm te lëndët narkotike, që faktikisht në Holandë i gjen më lirë se kudo.

Ditën e sotme ‘De Telegraaf’, gazeta më madhë në Holandë me mbi 1 milion lexues, ka botuar një shkrim për intervistën e Ambasadores se Shqipërisë në Holandë, ku ajo mohonte ekzistencën e raportit që sugjeron rikthimin e vizave për Shqiptarët. Sipas kësaj media ambasadorja Sakiqi gjatë një interviste në një kanal të njohur televiziv në Holandë, “Tha edhe shumë marrëzira,  deklaroi se Policia dha thjesht një përshkrim për punën e tyre, pas arrestimit të një vrasësi shqiptar, para dy javësh. Por, raporti për shqiptarët është botuar para arrestimit”

Ja postimi i plotë i ish-deputetit Andis Harasani

Kjo është goca e mamit që u morr me privatizimin e energjisë, armos dhe gjithë të tjerat në Shqipëri! Kërkojeni mortjen të IFC se e gjeni!

Shikojeni.

Besoj të gjithë e dini pse zgjodhi Hollandën! E gjen më lirë aty.

Por se pse shkon kjo ambasadore mos ja kërkoni qeverisë, por vetes qe votoni Rilindjen.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

eri27/08/2017 22:35

As mos e rruj Nona...

bledi25/08/2017 20:24

vetting duket qe je i shkathet aq sa nuk kupton ndryshimin midis kuotimit te nje kompanie ne burse dhe investimeve (shitblerje aksionesh) ku mundet te investosh ne cdo kategori produkti e jo vetem ne kompanite e medhaja qe shikohen ne tv. per me teper info shiko si funksionon FOREX-i

t24/08/2017 21:53

or tos je bere per kos

Tosi24/08/2017 18:01

Harason, mos e zgjat se e ke dosjen gati. Mos guxo te thuash qe i fitiva ne kazinote e Hong Kongut Lu-ja me ty do ta filloj vetingut me qe je ne Amerike

Daj Jaku24/08/2017 17:42

Shoku Andis. Sikurse të gjithë e dinë, edhe ti, nuk votohet më në Shqipëri, qëkur Fatos Nano ja shiti Partinë Socialiste EDramës sikur shiste një bisnes privat. Rama pagoi një kamion me para, Tashmë me politikën Rama vjedh 100 buxhetin, ka legalizuar krimin dhe drogën në shërbim personal, një pjesë të vogël të parave qi i ka vjedhur shqiptarëve ja rikthen në këmbim të votës. Faktori i dhjerë ndërkombëtar e përkrah. Kujt i rruhet për Shqipërinë dhe shqiptarët? Prandaj edhe laviret e nivelit Sakiqi emërohen ambasadore, ministre, deputete, akoma nuk keni parë asgjë. Kur nuk i rruhet shqiptarëve që shesin Shqipërinë/votën për 10 mijë lekë. Kur shitet e blehet partia, përse jo edhe vota?

Vetting Rama24/08/2017 17:03

Jeni i njejti stof, produkt i Ndermarrjes se Prodhimeve Njerzore te Korruptuar te Kualitetit te Pare. Nga ai Kuvend dhe nga ato qeveri kane dale vetem Monstra Grabitqare! Si te shkon loja ne Wall Street apo Nasdaq, genjeshter me te madhe vetem nje karafil si ty mund ta hedhi rrugeve te katundit Shqiperi, genjeshtar dhe hajdut profesionist. Ne Bursen e Wall Street nuk ka hyre akoma gjigandi miljarder UBER e na paske hyre ti hajdut xhepash i KESH. Mbylle gojen e mos u duk se te njofin te gjithe, le pastaj kjo mantenuta qe eshte per momentin Ambasadore.

Shto koment

Denonco