Rama sulmon ashpër punën e Bushatit, paralajmëron një shef të ri në Ministrinë e Jashtme

Rama sulmon ashpër punën e Bushatit, paralajmëron një shef të ri në Ministrinë e Jashtme

11:22, 24/08/2017
A+ Aa A-

'Ne kemi ende diplomatë delenxhij" - Me të tilla shpehje, Kryeministri Edi Rama ka kritikuar me ashpërsi sot, punën e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushatit dhe të ambasadorëve të Shqipërisë në botë, të cilët i ka thirrur në një takim në Ministrinë e Jashtme.

Rama tha se  tani e tutje, puna e shefit të ri të diplomacisë do të jetë e matshme çdo vit dhe theksoi se na "duhet një përmbysje e madhe" në shërbimin e jashtëm."Nuk mund të mjaftoheni më me një notë proteste, me një njoftim të thatë apo duke pritur telefonatën e ardshme për të justifikuar pagën", u tha ai. 

Kritika kryesore e Kryeministrit ka pasur të bëjë me mungesën e shqetësimit të tyre 4 vjet rresht për të sjellë në Shqipëri, investime, operatorë ekonomikë, me mungesën e ideve të tyre për të ofruar në Shqipëri përvojat më të mira të biznesit.

Kritika e ashpër e Ramës ndaj ambasadorëve vjen pak ditë para krijimit të qeverisë së re Rama II.

Rama tha:  “Në harkun kohor të këtyre 4 viteve unë e kam të vështirë të gjej në kujtesën sime, operatorë ekonomikë të sjellë nga ju. E kam pyetur veten dhe ju pyes se si ka mundësi të kemi qënë kaq të avashtë, shqip -  kaq të leshtë - sa për të mos gjetur rrugët e nevojshme në mënyrë që realiteti ynë, ky realitte që ndryshon me muaj dhe muaj, të ndryshojë. Unë nuk di ta justifikoj këtë boshllëk në kaq shumë vite dhe në 4 vitet që po mbyllim. Nuk di të pajtohem me mungesën e interesit apo të kujdesit të të dërguarve tanë nëpër botë dhe ta kapërdij mundesën e ideve apo shqetësimeve tuaja. Pra, shija që lë kjo situatë është e pakta, aspak e këndshme. Nuk po them asgjë të padëgjuar se kohët kanë ndryshuar rrënjësisht, kudo rreth nesh gjeopolitika është përshpejtuar, globalizmi ka cenuar dhe ka prishur ekuilibrat e hershëm duke përshpejtuar ekuilibrat e rinj. 

Ne kemi pastruar mjaft diplomatë, parazitë dhe ende kemi për të pastruar, sepse ka ende diplomatë delenxhij. Vendi ka nevojë për njerëz të respektueshëm."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

edlir rameta24/08/2017 11:28

Kolicioni ps pd I 17 majit po jep shenjat e para,iken bushati dhe ne vend te tij lul basha.

Shto koment

Denonco