Lame jep lajmin e keq: Pas mbylljes së procesit, ndërtimet pa leje nuk do të legalizohen

Lame jep lajmin e keq: Pas mbylljes së procesit, ndërtimet pa leje nuk do të legalizohen

08:49, 24/08/2017
A+ Aa A-

Të gjitha ndërtimet pa leje pas mbylljes së procesit të ligjit të legalizimeve nuk mund të përfshihen më në proces. Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame se për kategoritë që kanë mbetur jashtë procesit do të shqyrtohen të gjitha obsionet për të gjetur një zgjidhje sa më të optimale.

Lame: Gjeja që keqkuptua, e pashë dhe në dy gazeta që thuhej se ALUIZNI hap procesin për t'u përfshirë të gjitha objektet që nuk janë përfshirë deri tani. Jo. Më vjen keq t'u jap një lajm të keq për ata që kanë ndërtuar pa leje në këto zona. Çfarë është ndërtuar pa leje pas mbylljes së procesit të ligjit të legalizimeve nuk mund të përfshihet më në proces.Për fat të keq ndërtime pa leje ende ka. Në periudha fushatash elektorale ringjallet si fenomen. Ndryshimet ligjore në kategorite që nuk përfshihen në ligj janë për të parë dhe trajtuar mënyrat e zgjidhjes së tyre.

Ky shtet mund të mendojë programe strehimi për këto familje, programe që këta njerëz mund të spostohen në një periudhë 20 vjeçare. Mund të mendojë që jo, duke i legalizuar aty ku janë...Mund të vendosë qeveria që jo: "ka një pakt kombëtar, do t'i prishim të gjitha"... Mund të vendosë, jo do i legalizoj të gjitha....Pra, spektri i zgjidhjeve është i pafundëm. Nga ata që kanë mbetur janë një pjesë e madhe që do legalizohen, janë në procedura.Ritmet e kësaj pjesë janë të larta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco