Për drogën mbyll sytë/ I tha Olti Currit ‘trashaluq’ në Facebook, Çako shkarkon policin...

Për drogën mbyll sytë/ I tha Olti Currit ‘trashaluq’ në Facebook, Çako shkarkon policin...

13:09, 23/08/2017
A+ Aa A-

Kur akuzohesh për lidhje me trafikantë droge si dhe kultivues kanabisit nuk të pezullon njeri, por po shave dhe po bëre sherr me ndonjë personazh të njohur direkt kryepolici të pezullon.

Kështu ka ndodhur dje, kur drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka pezulluar nga detyra efektivin Emiljano Vasha. Polici i komisariatit nr.4 është pezulluar pasi me herët ka bërë sherr me gazetarin e  showbiz-it Olti Curri.

Policia e Shtetit e ka konfirmuar për pezullimin e efektivit Emiljano Vasha nga Drejtori Haki Çako. Arsyeja e pezullimit lidhet me fjalorin e përdorur nga polici i komisariatit nr.4. Policia e Shtetit thotë se Emiliano Vasha nuk ka asnjë lidhje me drejtorin e policisë Haki Çako.

Por siç edhe shkruan vetë gazetari Olti Curri, Vasha e paraqiste veten si nipi i Haki Çakos, por burime nga policia e kanë mohuar këtë gjë, duke thënë se nuk është e vërtetë.

E siç duket çuditë në këtë vend nuk mbarojnë. Ndërsa ka qenë vetë ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj që ka denoncuar me emra policë të lidhur me trafikun e drogës dhe me shitblerjet e votave, kryepolici Haki Çako nuk ka marrë asnjë masë ndaj tyre, duke i kaluar në heshtje e për të mos thënë që u ka dhënë edhe mbështetje.

Por kur ka ardhur puna, për disa kilogramë më tepër të Olti Currit ka ‘bërë namin’ duke pezulluar një punonjës policie që e paraqiste veten nipi i Haki Çakos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco