Top Channel si ‘Zëri i Popullit’ në kohën e Enverit: Edi Rama triumfoi mbi shumë armiq njëherësh...

Top Channel si ‘Zëri i Popullit’ në kohën e Enverit: Edi Rama triumfoi mbi shumë armiq njëherësh...

16:31, 22/08/2017
A+ Aa A-

Top Channel që tashmë është vetë deklaruar hapur me linjën e vetë editoriale, në shërbim të pakushtëzuar ndaj kryeministrit i ka kushtuar ditën e sotme një shënim qeverisë së pritshme, “Rama II”.

Pasi jep informacioneve se cilët ministra ikin e vijë dhe kush qëndron, në shkrim vijon një pasazh i denjë për “Zërin e Popullit” në kohën e diktaturës.

 Ja çfarë shkruhet fjalë për fjalë për udhëheqësin që ka mposhtur jo kundërshtarët politikë, por “të gjithë armiqtë” në arenën politike shqiptare.

“Sidoqoftë, Edi Rama nuk ia ka përtuar surprizave, edhe kur pushteti i tij në parti dhe mbështetja në popull kanë qenë shumë më të diskutueshme sesa sot.
Sot ai vjen nga një triumf i paparashikuar, mbi shumë armiq njëherësh, në një lojë shahu, ku ai e provoi veten si i vetmi shahist në lojë.

Nëse qeveria e re do të jetë një lëvizje e radhës në skakierë, atëherë çdo parashikim mund të rezultojë nul, në momentin kur shefi i vjetër dhe i ri i qeverisë do të shpallë ekipin e tij të radhës për ekzekutivin shqiptar”, shkruan kjo media kombëtare!

Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

stavri22/08/2017 19:02

topi ka vite qe nuk eshte me televizion por vegel propagande, kesaj radhe e ka ekzagjeruar

loku22/08/2017 18:21

qeveria e kanabisit nr 2

Kevinjon22/08/2017 17:33

Nqs. 12 vjet ne sherbim te Rames quhet "tashme" per ju qe s'dini te shkruani as editorialet ne te thjeshta gazetareske atehere ka te drejte edhe Top Chaneli tja kaloj edhe Zerit te Popullit.

t22/08/2017 16:47

Nuk ka triumf me te madh se sa te na kthehen vizat,suksese ne jete Ramziut 2

githbo22/08/2017 16:46

po njelloj eshte dhe audienca

Shto koment

Denonco