FOTO/ Voltana Ademi i përgjigjet Frederik Ndocajt: Policia ne të bashkisë, nuk na ka fare në refene

FOTO/ Voltana Ademi i përgjigjet Frederik Ndocajt: Policia ne të bashkisë, nuk na ka fare në refene

13:37, 22/08/2017
A+ Aa A-

Ngjarja e ndodhur pak ditë më parë në një lokal nate në Velipojë, ku policia ka ndërhyrë në kohën që aty këndonte këngëtari Fredrik Ndocaj, hapi një debat të madh në rrjetet sociale. Fillimisht dëshmitarë pranë këngëtarit të njohur deklaruan, se policinë e kishte urdhëruar vetë kryeministri Edi Rama, duke synuar prishjen e konkurencës në këtë zonë turistike.

Pas gjithë kësaj ka folur edhe vetë Ndocaj, i cili ka akuzuar kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi, si autore të ngjarjes. Shumë nga fansat e Ndocajt në facebbok janë habitur dhe revoltuar nga ky deklarim, duke i kujtuar atij se policia nuk varet nga kryetari i bashkisë dhe nuk merr urdhra prej tij, aq më pak nga Ademi që është votuar si zgjedhje e opozitës në atë detyrë.

Sot ka qenë vetë Voltana Ademi, që ka reaguar në lidhje me akuzat e këngëtarit Frederik Ndoci, jo pa tone ironike.

“Sa mirë do ishte sikur të kishim kaq shumë “mbështetjen” e Policisë së Shtetit. Jeni dëshmitarë për kërkesat e përsëritura, që i kemi dërguar policisë dhe institucioneve përgjegjëse, për ndërhyrje dhe bashkëpunim për çështje të rëndësishme dhe askush nuk ndërhyn”, shkruan ajo në statusin e saj.

Statusi i plotë:

“Në lidhje me një lajm të pavërtetë e shumë qesharak që po qarkullon se gjoja Voltana Ademi paska futur policinë e shtetit për të nxjerrë artistin Frederik Ndocin nga lokali ku këndonte, dua të sqaroj publikun dhe jo ata që shkruajnë, se ata që shkruajnë e dinë se po e bëjnë “shumë mire” gabim punën e tyre .

Sa mirë do të ishte sikur të kishim kaq shumë “mbështetjen” e policisë së shtetit!! Velipoja do të kishte shumë më shumë hapësira publike për plazh, më pak informalitet dhe më shumë siguri. Jeni dëshmitarë për kërkesat e përsëritura qe i kemi dërguar policisë dhe institucioneve përgjegjëse për ndërhyrje dhe bashkëpunim për çështje të rëndësishme dhe askush nuk ndërhyri.

Realisht, Bashkia ka shumë më shumë punë serioze se sa të merret me gënjeshtra në drejtim të saj.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lali22/08/2017 15:14

Po per cfare je zgjedh dhe per cfare paguhesh moj shoqe...? Po zyre juridike a ke? Po gjykaten, mire apo keq, a e di qe ekziston? Ca dreqin ben ti kur nuk ke bythe te mbrosh sa qytetarin Shkodran aq edhe nje artist. Zyrtare Deficente

mario22/08/2017 14:52

po te gjithe e dine se riku eshte nje rrote .ari komunist se bashku me rita kurtizanen ,prandaj vari leshte nuk ka pse te merremi me ate majmun .

Shto koment

Denonco