Pas Ramës edhe Lame hap konkurse për punësime tek Aluizni

Pas Ramës edhe Lame hap konkurse për punësime tek Aluizni

12:45, 22/08/2017
A+ Aa A-

Drejtori i Përgjithshëm i Aluizni-t Artan Lame ka shpallur të hapur garën për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e këtij institucioni. Kjo është një përgjigje ndaj kërkesës së kryeministrit Edi Rama për ndryshimin e punonjësve të zyrave shtetërore në vend.

Është i kënaqur me punën që ka kryer stafi i tij duke e quajtur histori suksesi procesin e legalizimit në të gjithë vendin.

Por kreu i ALUIZNI-t ka reflektuar edhe ndaj kërkesës së kryeministrit për ristrukturimin e zyrave që ai vetë drejton. Prandaj Artan Lame del përpara mediave për të deklaruar garën e hapur.

Lame e di që ka dhe nga ata që kanë baltosur procesin e legalizimit.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të Aluizni-t, tashmë ka përfunduar 88 për qind e procesit të legalizimit, ndërkohë që matjet në terren kanë përfunduar në 95 për qind të rasteve. Por për Lamen përmbyllja tërësore e procesit të legalizimit kërkon ndryshime të tjera ligjore, kjo për t’i dhënë fund  të gjitha problemeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skeptiku22/08/2017 18:20

Pash zotin,kush i han "konkurset"e ketyre. "Konkursin" "e fiton" ai/ajo qe i duhet shefit,ai/ajo qe ka doktorature (dhe dihet kush e ka) ne atdheun tone te dashur.

Shto koment

Denonco