Ndarja nga jeta e Rexhepit, Berisha ngushëllon familjen e ish-kryeministrit të Kosovës

Ndarja nga jeta e Rexhepit, Berisha ngushëllon familjen e ish-kryeministrit të Kosovës

14:23, 21/08/2017
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngushëlluar familjen për ndarjen nga jeta të Bajram Rexhepit, ish-kryeministër dhe ish-ministër në Kosovë.

Ja mesazhi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi u nda sot nga jeta!

Të dashur miq, familja Rexhepi, Kosova dhe mbarë kombi humbën sot një burrë të shquar, një luftëtar guximtar të lirisë, një shtetar të zotin, ish-kryeministrin e Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi.

Me këtë rast le t'iu shprehim ne ngushëllimet më të sinqerta familjes së ish-kryeministrit të ndjerë Rexhepi, autoriteteve të Kosovës dhe të lutemi së bashku që shpirti i tij i mirë të prehet në paqe! sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco