Rama fton sërish qytetarët: Aplikoni për tu bërë pjesë e bashkëqeverisjes, dhe 1 javë kohë keni

Rama fton sërish qytetarët: Aplikoni për tu bërë pjesë e bashkëqeverisjes, dhe 1 javë kohë keni

14:07, 20/08/2017
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur edhe njëherë përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ftesën për të gjithë ata që janë të interesuar që të jenë pjesë e zyrës së re të bashkëqeverisjes se kanë ngelur edhe një javë kohë nga afati i mbylljes së aplikimeve.

Teksa shprehu falënderime për aplikimet e deritanishme, kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi edhe disa elemente me rëndësi që duhet të kenë parasysh të interesuarit.

MESAZHI I RAMES

ZYRA E RE E BASHKEQEVERISJES (6)

Edhe nje jave per te aplikuar! Numri i aplikimeve per t’u punesuar ne Zyren e Bashkeqeverisjes me Qytetaret eshte sot 275 

Falenderojme te interesuarit per aplikimet e tyre sipas kerkesave te aplikimit, per te cilin rikujtojme se kerkohet Leter Motivimi (pse dua te punoj ne kete zyre) + CV + 2 letra rekomandimi te kandidatures (nga ish-dekane ose pedagoge te fakultetit ku aplikanti ka kryer studimet; punedhenes te meparshem; figura te respektuara te komunitetit ku aplikanti ka banuar apo banon aktualisht). Perndryshe aplikimi konsiderohet i pavlefshem.

Aplikimet jane te hapura deri ne 27 gusht.

Te gjithe ata qe lexojne per here te pare per kete zyre te posaçme, e cila do te ngrihet menjehere me krijimin e qeverise se re, mund te marrin nje informacion te plote ne postimin nr.1 me te njejtin titull.

Faleminderit.

Grupi i Punes per ngritjen e Zyres se Bashkeqeverisjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco