Drejtoresha e Kufirit dhe Migracionit: Nuk kemi pasur asnjë ankesë nga holandezët

Drejtoresha e Kufirit dhe Migracionit: Nuk kemi pasur asnjë ankesë nga holandezët

13:47, 20/08/2017
A+ Aa A-

Vendimi i qererisë Holandeze për të rikthyer vizat për Shqipërinë, është pritur me habi nga Drejtoresha e Kufirit dhe Migracionit, Aida hajnaj, e cila është shprehur se deri më sot, nuk ka pasur asnjë ankesë nga pala hollandeze lidhur me emigrantët shqiptarë.

Sipas drejtoreshës Hajnaj, në bashkëpunim me palën holandeze do të punohet për evidentimin e rasteve të përfshirjes në veprimtari kriminale të shtetasve shqiptarë në Hollandë. E pranishme për një inspektim në doganën e Kakavijes drejtuesja e policisë kufitare garantoi marrjen e masave maksimale për shmangien radhëve në kufi për emigrantët që kthehen në Greqi pas përfundimit të pushime.

Gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet stacionit kufitare të Kakavijës kanë udhëtuar nga Shqipëria në drejtim të Greqisë rreth 7 mijë e 500 këmbësorë dhe 2 800 automjete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

zaho21/08/2017 15:51

Nuk ka pse ankohet Hollanda tek ju,epse e di qe jeni ju qe i çoni drogen! Nje qeveri merr vendime; nuk ankohet tek kryetari i katundit! Ka te drejten e saj qe te lejoje apo jo shqiptaret te hyjne ne teritorin e saj! Kur u liruan vizat me evropen nga qeveria e djathte, u pyeten te gjithe vendet antare, per ti hequr, çdo vend ka te drejten e tij!

edi21/08/2017 10:16

Po 50 tonet e ashashit qe kane ndalur keto kohe, mos kujton se jane medalje? Se talleni ju me popullin, europa nuk ben shaka, nuk ka ngel nje institucion nderkombetar qe ska denoncuar drogen dhe ju na nxirrni kete koke mishin qe te na genjeje.

Shto koment

Denonco