Reagon Tabaku: Rama mirë që nuk hapi negociatat por po na kthen dhe ...

Reagon Tabaku: Rama mirë që nuk hapi negociatat por po na kthen dhe ...

19:16, 19/08/2017
A+ Aa A-

Pas vendimit të Holandës për të kthyer vizat për shqiptarët, ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Përmes një statusi në Facebook, Tabaku ka theksuar se kjo ëhstë këmbanë alarmi pë vendin tonë. Sipas saj fajtori i vetëm për rikthimin e vizave për shqiptarët ëhstë vetëm Edi Rama.

Ja postimi i Tabakut:

Ka disa procese që kisha besuar ishin të pakthyeshëm, liberalizimi i vizave, procesi i integrimit dhe NATO. Të tre këto arritje jane të para vitit 2013 e që në fakt kanë bërë krenar çdo shqiptar e jo vetëm ata që kanë punuar e kontribuar për këtë proces.

Por siç duket nuk qenka rasti. Sot shtatë vjet pas liberalizimit të vizave dhe katër vjet pas ardhjes në pushtet qeveria Rama jo vetëm nuk ka siguruar çeljen e negociatave por edhe po na sjell si peshqesh kthimin e vizave. Lajmi se prokuroria dhe policia holandeze kanë dërguar një memo për të kërkuar kthimin e vizave për Shqipërinë është një kambanë alarmi. Në memo lexohet se policia lajmëron se trafiku i drogës është një faktor kyç që mund të na kthejë vizat, shqiptarët që prej ditës që kanë marrë bekimin e qeverisë për të mbjellë drogë janë shndërruar në barrë për qeveritë e BE-së.

Jo vetëm sepse shqiptarët e ndershëm po duan të largohen nga një vend që qeveriset nga një qeveri pa vizion dhe që i takson dhe bukën e gojës duke rritur numrin e emigrantëve që kërkojnë azil në BE, qe vetem Vitin e fundit jane 35 000 mijë shqiptarë. Por edhe si pasojë e rritjes së trafikimit të drogës dhe kthimit të Shqipërisë në një vend burimi dhe eksportimi të saj.

Armiqtë e Shqipërisë në Europë duket se janë po ato të katër viteve më parë, ata qe penguan integrimin, megjithëse sot përpiqen të ndryshojnë ligjërimin duke u hequr si pro Europianë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Yp xhixhi19/08/2017 20:10

Lajm I keq per te gjithe po I mire per qeveritaret.do fillojne te shesin viza se ate zanat e dine mire

Shto koment

Denonco