Mandija i përgjigjet Ramës

Mandija i përgjigjet Ramës

18:54, 18/08/2017
A+ Aa A-

Ish-zv.kryeministrja, Ledina Mandija e cila dha dorëheqjen dy ditë më parë, i është përgjigjur kryeministrit Edi rama, për sa i përket raportit të ministrave teknik.

Duke marrë shkas nga deklarata e Ramës se raporti ishte i njëanshëm, mandija i ëhstë përgjigjur se materiali ishte i plotë dhe i saktë.

Ja deklarata e Mandisë:

Duke marrë shkas nga deklarata e kryeministrit për njëanshmëri të "raportit" dhe mosqënien e tij në nivelin tim profesional, dëshiroj të sqaroj se materiali përmbledhës është pasqyrim i plotë, i saktë dhe sistematik i materialit tëdërguar në kohë pranë Task-Forcës nga të gjitha institucionet shtetërore. Jo pa qëllim është quajtur material përmbledhës pasi nga ana e zyrës se Zëvendëskryeministrit nuk është ndryshuar apo shtuar asgjë që nuk është referuar apo raportuar.

Fakti që informacionet apo raportimet e vetë institucioneve shtetërore apo edhe zhvillimet e përditshme të situatave gjatëpërmbushjes së misionit të Task-Forcës mund të mos i pëlqejnë forcave të caktuara politike nuk e bën raportin tënjëanshëm apo jo profesional.

Jam udhëhequr vazhdimisht nga bërja e transparencës së plotë kundrejt opinionit publik dhe pasqyrimi me profesionalizëm i tëdhënave dhe fakteve që më janë raportuar dhe konsideroj se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themeli i një sistemi demokratik të një shteti që aspiron të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Loran 18/08/2017 19:14

Pervec ministrit drejtesis kta vec lek deshin aman

Shto koment

Denonco