‘Po të dua bëhem edhe kryetar LGBT-je!’-IRIQI bisedon me Gramoz Ruçin

‘Po të dua bëhem edhe kryetar LGBT-je!’-IRIQI bisedon me Gramoz Ruçin

17:39, 18/08/2017
A+ Aa A-

Iriqi:- Në shtator do bëhesh kryetar parlamenti?

Ruçi:- Unë po të dua bëhem dhe kryetar i LGBT-ve. Nuk ka post që nuk e arrij. Dhe të mendosh që jam me arsim gjysmak.

Iriqi:- Pse?

Ruçi:- Kam mbaruar vetëm një shkollë dyvjeçare për histori-gjeografi-fizkulturë.

Iriqi:- Fizkulturë?

Ruçi:- Po,po. Kështu bëheshin mësuesit e fshatit në ato mote. Që të jepnim sa më shumë lëndë. Bile unë kam qënë dhe mësues gatimi. U mësoja nxënësve si zjehet veza në xhevze. Më vonë,nga që as vezë nuk kishim,u mësoja si shkrihet më shpejt kripa në ujë të ngrohtë.

Iriqi:- Të donin nxënësit?

Ruçi:- Dhisnin nga frika. E unë nuk i rrihja. Kisha një metodë më efikase.

Iriqi:- Çfarë?

Ruçi:- Ata që nuk bënin detyrat,apo nuk mësonin mirë u thoja:"Hapni gojën! Sa më shumë !" Dhe fllap u pështyja deri në grykë. Të shihje herën tjetër i bënin mësimet xixë.

Iriqi:- Kështu keni pështyrë dhe Ramën që u ka kaq frikë?

Ruçi:- Atij nuk i bën fajde kjo metodë. Se eshtë dru nga droga e nuk kupton çfarë i hedh në grykë. Kam tjeter rrugë me të.

Iriqi:- Si?

Ruçi:- I them p.sh.që Enveri ka dashur të shtypë invalidët e të varfërit. Kaq do dhe i heq nga lista e asistencës.

Iriqi:- Po ata janë votuesit tuaj.

Ruçi:- Prapë për ne e hedhin votën. Ndërsa lekët e asistencës i kalojmë gjoja për rregullime rrugësh e ti e di ku përfundojnë.

Iriqi:- Mendoni se do e keni të gjatë?

Ruçi:- Edhe nja dhjetë vjet na duhen. Më pas si me komunizmin. Vrau e preu,dolën mijra të dënuar e persekutuar,por askush nuk u dënua. Ja,Nexhmija gjallë e me pension special,pjeter Arbnori vuajti e vdiq.

Iriqi:- Besoni se do e mbani qeverinë për katër vjet?

Ruçi:- Tani e kemi më lehtë. Se kemi gënjyer Bashën. E ka ngrënë i ziu. Si ajo festa e kafshëve që ua mblodhi luani veglat kafshëve të pyllit. Kur do ua kthente më i gëzuar ishte lepuri. Po ti e ke të vogël,pse kaq entuziazt,e pyeti xhirafa. Se kam marrë matrikullin e gomarit,andaj,tha lepuri. Kështu e Basha. I premton diçka Rama e ky gëzohet se pandeh se ka marrë matrikullin e ndonjë posti të madh.

Iriqi:- Nuk friksoheni nga ndonjë '97?

Ruçi:- Hahaha,kush do e bëjë? Ne jemi në qeveri. Vetes sonë do ia futim.

Iriqi:- I di emrat e ministrave?

Ruçi:- Jo,por nuk kam interes se vegla do jenë. Rama do ua shkruajë që në darkë se ç'do bëjnë të nesërmen. Bile dhe orën kur do ashtusin gratë e tyre.

Iriqi:- Si e quan veten?

Ruçi:- Me shumë fat. U bëra i lashtë në politikë e po ngjit majat edhe pse nuk kam shkolllë,edhe pse nuk di një fjalë të huaj e jo më gjuhë të huaj. Bile nuk di as të ngas biçikletën. Pale kompjuterin nuk di as si ta hap,apo celularin e kam kur më marrin se as të telefonoj nuk di.

Iriqi:- Po si ndodh kjo?

Ruçi:- Ndodh se vendi ka shkuar për lesh. Nga Konica e Fishta perfunduam tek Taulanti e Shalsi,nga Noli e Mjeda arritëm tek unë e tek Rama.

Iriqi:- Po Rama është i shkolluar.

Ruçi:- Rama në se nuk do ishte i biri i Kristaqit dhe nipi i Spiro Kolekës sot do qe e shumta ndonjë nga ata të policisë bashkiake që do u vinte gjoba atyre që do shurrosnin në Lanë. Besoj do e bënte mirë atë punë se i gjatë dhe i parruar ai ta ze shurrën në grykë të veglës. Hahaha. Mos më pyet për Metën se më qeshet prapë. E hëngri si laraska. Hu më hu dhe i hyri presidenca brenda. Hahaha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco