Topalli shpërthen ndaj Bashës: Pasi shite dhe vodhe partinë je zhdukur, tani ...

Topalli shpërthen ndaj Bashës: Pasi shite dhe vodhe partinë je zhdukur, tani ...

17:36, 18/08/2017
A+ Aa A-

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka reaguar menjëherë mbas komenteve që kreu i PD-së, Lulzim Basha, bëri ditën e sotme për raportin e ministrave teknikë.

Përmes një postimi në Facebook, Topalli, thekson se çdo demokrat duhet të pyesë sot se ku është Lulzim Basha.

Sipas saj objektivat e bashës ishin të qarta që në fillim, ai nuk do të futej në zgjedhje nëse nuk do të kishte të sigurtë fitoren ose Pazar në mes, dhe kështu ndodhi.

Ndërsa deklaron se Basha ka vjedhur karrigen e kryetarit të PD-së me anë të manipulimeve që bëri në zgjedhje.

Ja statusi i Topallit:

Ka Disa jave qe askush nuk din ku eshte Lulzim Basha. Gjeja duket eshte shume sekrete.

Por sot edhe pse prap me pushime, ai u shfaq ne fcb duke komentuar raportin per zgjedhjet te ministrave te tij teknike.

Une nuk kam nevoje te lexoj raporte teknikesh, sepse kam bindjen se ne zgjedhjet e fundit politike, jo punesimet por parate e droges kane blere edhe vota.

Por po ashtu di qe kjo nuk permbys rezultatin skandaloz te Bashes me 25 qershor.

Kisha kuptuar prej kohesh se ai nuk kishte ndonje preokupim te madh per kauzen e zgjedhjeve, ndaj gjate 4 viteve te shkuara , bashke me disa kolege i perseritnim dhe sugjeronim qe te mendonte seriozish per te, por ne fakt vetem mihnim ne uje.

Natyrisht ai e kishte nje plan ne koke.

I vetmi koncept qe ai ka ishte: ose te mos hynte ne zgjedhje nese nuk ishte fitorja e garantuar ose Pazari.

Me kete gje ne krye, ai hyri ne cader ne fillim duke kerkuar doren e Metes dhe doli nga çadra duke rrokur Ramen.

Pas 18 majit nuk pat asnje fjale , asnje shqetesim dhe asnje vrejtje per zgjedhjet.

Ne fushate asnje fjale kundra Rames, dhe asnje fjali per blerje votash.

Pas 25 qershorit asnje ankese, asnje fakt, asnje prove nuk dorezoi as ne KQZ dhe as tjeterkund.

Antaret e opozites ne KQZ votuan unanimisht rezultatin e 25 qershorit.

Ne asnje qender votimi, ne asnje zone elektorale nuk pat asnje shenim , asnje vrejtje nga anetaret ( numruesit) e opozites.

Perkundrazi, LB dhr ER permes te besuarve te tyre kishin urdheruar Administraten zgjedhore qe te mos kishte asnje debat dhe asnje kundershti mes tyre. Me urdher nga dyshja Rama- Basha ata duhej te votonin me unanimitet. Dhe ashtu u be.

Rama mori me shume nga cfare mendonte dhe basha me pak nga cfare kishte llogaritur.

74 mandatet e Rames hodhen ne ere projektin per te bashkeqeverisur, por Lulzim Basha qendroi deri ne fund me shprese se Rama do e fuste ne qeverii.

Deri ketu s ka asgje qe nuk dihet.

Shitja e opozites eshte njera ane e Bashes .Ana tjeter eshte manipulimi i zgjedhjeve vete brenda PD prej tij.Ndaj dhe ndoshta do kishte qene ma mire qe edhe sot te pushonte.

Lulzim Basha ka vjedhur karrigen e kryetarit te PD permes manipulimit te pjesemarrjes se antaresise se PD me 22 Korrik. Me 22 korrik mbi 70% e antaresise se PD kane bojkotuar Bashen sepse kane kuptuar se ai i kishte shitur interesat e demokrateve dhe te vendit.

Dhe kjo jo me fletrrufe si te teknikeve te Lulit, por me prova , fakte e video.

Manipulimi ishte aq i madh sa u be dhe qesharak. Sipas vete shifrave te tij i binte qe me 22 korrik te kishin votuar per 12 ore rresht pa nderprerje cdo 18 sekonda nga nje democrat.

Shkodranet thonin se Luli e mbajti premtimin . Me 22 korrik ai realizoi votim elektronik.

Ne fakt me ate shpejtesi i binte votim supesonik, si ata qe vetem luli din t' i beje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

d19/08/2017 11:46

I kalon caqet e naivitetit ky pretendim i Topallit se Basha paskej shitur partine. A mos mendom zonja se partine e perfaqeson vetem ajo e disa qejfmbetes te tjere per pushtet ? Tashme dihte publikisht qe ishte Edi Rama qe deklaronte publikisht se qeverisja e tij ne koalicion me tepsi, tenxhere e kazane, ishte e "shkelqyer" . Ishte PD me liderin e saj Basha, qe e detyroi qe nje muaj para zgjedhjeve. ti tureshte tepsise, tenxheres e kazaneve qe t'ju a linte fajin atyre. Pjese e kesaj guzhine te Rames vec LSI e PDIU, ishit edhe ju te grupit kundershtues te Bashes, qe ne kater vite ne opozite, ne vend qe gjithe tehun e kritikave t'ja drejtonit qeverise se deshtuar socialiste, akoma vazhdonit te mos pranonit Bashen per lider te PD. As ne 2o13 e as ne 2017, nuk ju a "vodhi" Basha ju partine, por ishte shumica e antaresise se PD qe e zgjodhi ate per lider. I vetmi qe mori persiper te dale si kandidat per te konkuruar me Bashen, ishte Selami. As Topallit e asnjerit prej kundershtareve te tjere te Bashes, nuk ju a mbajti qe te kandidojne e te konkurojne hapur me te. Edhe Patozi si me "trimi" nga ju, doli me pretendimin sa burracak, edhe qesharak se une dal si kandidat, vetem me kusht qe Basha te mos konkuroje. Basha e ka deklaruar se zgjedhje per kryesimin e PD, do te behen nje here ne dy vjet. Si kryesia aktuale e PD, ashtu edhe ju ishet, sot keni celesat e kashtes ne qeverine e ardheshme. Perse vazhdoni qe ti beheni si ure shfajsimi Edi Rames per keqqeverisjen e tij ne mandatin e pare, duke i dale ne mbrojtje edhe ne mandatin e dyte ? Nuk ju ka perjashtuar e nuk ju a ka "vjedhur" partine Basha se as atij e as ju nuk ju ju a ka lene demokrateve PD me tapi si prone tuajen. Nese keni mendimin se Basha i ka rene kot me qafe Edi Rames, prisni deri ne vitin e ardhhem, e nese bindeni se Rama eshte kryeministri me i mire qe ka pasur Shqiperia, sic pretendon, atehere ne zgjedhjet e reja ne PD, dilni si kandidate per lidere cilido nga ju, e nese fitoni, beni nese doni edhe koalicion me PS, qe te kapni ndonje post qeveritar meqe e keni me kaq qejf te madh. Per Bashen mund te thuhet se e shiti partine, vetem nese ai do te pranonte te behej zv)kryeminister i Rames., por kete e kane bere vetem disa nga grupi juaj i kontestuesve te Bashes e jo ai.

Vetting Rama19/08/2017 06:55

Inat patologjik, femer e semure per pushtet. Merr shembull nga Majlinda Bregu qe ka mbyllur pazaret me Edi Ramen dhe do behet ambasadore ne Bruxelles.

katoliku shkodrane19/08/2017 04:04

Edhe per kete shkrim kam derguar te ju nje koment dhe nuk eshte publikuar.Pikerisht sepse komenti im shprehet hapur kunder zonjes ne fjale.Po e perseris me pak fjale:Perse akoma deri me sot Dezinjatorja Zhelefin nuk ka spjeguar se si ka qene e mundur qe as familja e saje dhe as e burrit te saje Tonc Topalli nuk kane qene fare aktiv ne levizjet e para per demokraci ne shkoder.Asnje nga keto dy familje nuk figuron ne themelimin e PD-se shkoder.nuk ka spjeguar akoma zhelefina se si mundet qe vajza e saje dhe dhenrri u emeruan konsull ne France dhe vellai i saje Gjon Coba u emerua konsull ne Milano?sepse frika nga hapja e dosjes se Dezinjatores e ndalonte zhelefinen e familjet e saja dhe Topalli qe te merrte pjese ne levizjet demokratike ne shkoder.Ndersa emerimet i beri se e zuri mallkimi shkodrane:"Te hypt vetja ne qejf".Tani si e papune qe me 10 Shtator le te shkoje me patozin e Miss butoksin M.Bregun te LGBT e Kristi Penderit te kerkojne pune.Si tha shoku Beqja:Suksese ne jete

katoliku shkodrane18/08/2017 22:44

Foli zhelefina.Dezinjatorja u ngjall.kur do spjegosh Zhelefin se si eshte e mundur qe ne levizjet e para antikomuniste te shkodres asnje as nga familja Coba e as Topalli nuk kane marre pjese.Edshe ne aktin e themelimit te PD-se shkoder asnje nga keto dy familje nuk ka qene prezent.Me siguri qe te qenurit Dezinjatorja te ka penguar.kur do spjegosh se ne cilin shtet te botes ka ndodhur sic bere ti qe dergove vajzen e dhenrrushin konsull ne ambasaden tone ne France dhe vellain tend konsull ne Milano?Si tha Beqja:"Suksese ne jete"

Lor18/08/2017 17:41

Po ne 2013 kush e shiti partin un ........

Shto koment

Denonco