Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

FOTO/ Ironia therëse e analistit: Golf apo selfie??

FOTO/ Ironia therëse e analistit: Golf apo selfie??

14:37, 18/08/2017
A+ Aa A-

Gazetari dhe analisti Andi Bejtja ka ironizuar qeverisjen që nuk i kushton rëndësi investimeve në zonat bregdetare, por i lë të gjithë njerëzit vetëm duke bërë selfie.

Me një status në profilin e tij në Facebook, Bejtja tregon edhe një histori që i ka ndodhur me një mikun e tij amerikan që kishte ardhur për pushime në Shqipëri.

Ja çfarë shkruan Andi Bejtja:

Një miku im amerikan që kishte shkuar nja tre dite në Drimadhes, më mori në telefon dhe më bëri një pyetje që më gjeti të çarmatosur: Di gjë ku është fusha Golfit këtu me tha. Nuk kam dëgjuar dhe nuk besoj se të ketë në atë terren-ia ktheva.

Duhet të ketë insistonte ai se këtu janë të gjitha me shkopa golfi në duar.

Pas disa telefonatash u sqaruam te dy. Ishin shkopa për të bërë selfie. Eh dhe thonin dikur kur shkonim në plazh: bukë e duhon, ashtu dhe baston.

Kemi hyrë furishëm si shqiptarë në epokën e selfies.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco