Presidenti Meta mesazh ngushëllimi për viktimat e terrorizmit në Barcelonë

Presidenti Meta mesazh ngushëllimi për viktimat e terrorizmit në Barcelonë

13:55, 18/08/2017
A+ Aa A-

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka shprehur keqardhjen dhe ngushëllimet për viktimat më të fundit të akteve të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që goditën dje Barcelonën, një prej qendrave më të mëdha e të rëndësishme evropiane.

Presidenti Meta i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve që humbën njerëzit e tyre të afërt në këto akte barbare terroriste, si dhe uron shërim sa më të shpejtë të të lënduarve.

Në të njëjtën kohë, Presidenti Meta shpreh solidaritetin e Shqipërisë dhe popullit shqiptar me autoritetet dhe popullin spanjoll në luftën kundër terrorizmit dhe kapërcimin e kësaj situate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco