Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Koço Kokëdhima: Ç'pati Lulzim Basha, apo është prishur pazari i 18 Majit?!

Koço Kokëdhima: Ç'pati Lulzim Basha, apo është prishur pazari i 18 Majit?!

13:37, 18/08/2017
A+ Aa A-

Partia “Zgjidhja” e Koço Kokëdhimës, e cila ka qenë mjaft aktive gjatë kësaj periudhe “pushimesh” për gjithë klasën politike ka reaguar ndaj qëndrimeve të fundit të Partisë Demokratike dhe kreut të saj Lulzim Basha, në lidhje me zgjedhjet e 25 Qershorit.

Duke marrë shkas nga raporti i ministrave teknikë dhe deklaratat e sotme të Lulzim Bashës i cili e quajti procesin zgjedhor, “të manipuluar nga Rama, me ndihmën e krimit të organizuar”, Zgjidhja, u kujton atyre se gjatë ditës së zgjedhjeve dhe pas tyre, ata heshtën për të gjitha këto që denoncojnë sot.

Kokëdhima e ka edhe një variant për këtë ndryshim “të papritur” të Lulzim Bashë në qëndrimet ndaj Edi Ramës. Sipas tij, “me sa duket, është prishur pazari i 18 Majit, dhe Basha bërtet për një gjë që ZGJIDHJA e paralajmëroi dhe denoncoi përpara, gjatë dhe pas zgjedhjeve në fjalë”.

Ja reagimi i plotë i partisë “Zgjidhja:

Basha u bë me Ramën në zgjedhje, tani ankohet se PS i vodhi ato

Lulzim Basha deklaroi sot se:
“Zgjedhjet u dhunuan dhe manipuluan nga Edi Rama dhe makineria e tij e pushtetit e ndihmuar nga krimi i organizuar dhe paratë e drogës dhe të korrupsionit"!!
Flet kështu ai dhe PD-ja që bashkëpunuan me Ramën dhe Rilindjen për të realizuar dhe legjitimuar zgjedhjet e 25 Qershorit ku “makineria e pushtetit” së bashku me krimin e organizuar vunë në "punë" miliardat e drogës dhe korrupsionit.
Pas zgjedhjeve PD-ja heshti. Tani që, me sa duket, është prishur pazari i 18 Majit, Basha bërtet për një gjë që ZGJIDHJA e paralajmëroi dhe denoncoi përpara, gjatë dhe pas zgjedhjeve në fjalë.
Vendi është në rrezik! Ai është kapur nga një klan qeverisës i kriminalizuar, mafioz dhe i korruptuar deri në palcë.
"Opozita zyrtare” është e paaftë, por edhe pjesë integrale e kësaj elite të kalbur politike që për më shumë se dy dekada, e ka rreshtuar Shqipërinë mes vendeve më të varfra dhe më të korruptuara të botës, më keq se shumica dërmuese e vendeve afrikane të botës së tretë.
ZGJIDHJA është e vetmja alternativë për Shqipërinë. Ajo përfaqëson zërin e popullit shqiptar, që kërkon dhe meriton të jetojë normalisht si gjithë vendet e tjera të Europës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco