Raporti i EUROSTAT/ Ja sa shans ka një qytetar i Shqipërisë të marrë azil në vendet e BE

Raporti i EUROSTAT/ Ja sa shans ka një qytetar i Shqipërisë të marrë azil në vendet e BE

13:08, 18/08/2017
A+ Aa A-

Numri  i kërkesave për azil nga shqiptarët  në vendet e BE-së në 2016-ën arriti në 43,265 kërkesa, por vetëm 3.17% e tyre janë pranuar. Për çdo 32 kërkesa të paraqitura nga shqiptarët  në zyrat e emigracionit të BE-së, pranohet vetëm 1, shkruan Monitor.

Vendi që ka raportin më të larta të kërkesave të pranuara për azil nga shqiptarët është Italia, ku në 225 kërkesa gjatë 2016-ës janë pranuar 100 prej tyre, ndërsa më të ulëtin e ka Gjermania, që edhe pse ka marrë 32 mijë e 100 kërkesa ka pranuar vetëm 170 prej tyre. Italia për 2016-n ka pranuar vetëm 39% të totalit të kërkesave për azil.

Sipas të dhënave nga Eurostat, numri i kërkesave për azil në Itali ka qenë shumë herë më i ulët se në Gjermani. Për çdo 150 kërkesa për azil në Gjermani, bëhej një kërkesë në Itali.

Por mundësia që kërkesa të pranohet në Gjermani është shumë e ulët.  Në çdo 190 aplikime, vetëm njërit i është pranuar kërkesa.

Vendet me raportin më të lartë të pranimit të kërkesave

Pas Italisë numrin më të lartë të pranimit të kërkesave për azil e mban Anglia, ku në 1090 kërkesa janë pranuar 235 prej tyre apo 21.5 për qind e totalit.  E treta në renditje për kërkesat e pranuara është Franca, i cili është dhe vendi i dytë me numrin më të lartë të azilkërkuesve shqiptarë. Nga 5,330 kërkesat për azil janë pranuar 750, apo rreth 14 për qind e totalit.

Më pas renditen, Austria (3.5% të kërkesave të pranuara), Suedia (3.41%) dhe Irlanda (2.9%).

Kërkesa për azil në Europë

Në çdo pesë persona që kërkojnë azil në Europë, tre iu realizohet kërkesa, sipas të dhënave për përgjigjet e para të kërkesave për azil.  Gjermania ka pasur numrin më të lartë të kërkesave, afërsisht 607 mijë, prej të cilave janë pranuar 68%.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco