Rama ngre në qiell zv/kryeministren Mandia, të tjerët i uron sipas Ilir Beqajt: Suksese në jetë

Rama ngre në qiell zv/kryeministren Mandia, të tjerët i uron sipas Ilir Beqajt: Suksese në jetë

12:46, 18/08/2017
A+ Aa A-

Në reagimin e kryeministrisë për raportin e “ministrave teknik” të propozuar nga Partia Demokratike, ajo që bie në është se zëvendëskryeministrja teknike Ledina Mandia është veçuar nga të tjerët. Nëse për ministrat në grup përdoren fjalë si, “jo profesional”, “të politizuar”, apo “gafaxhinj” si në rastin e ministres së Arsimit, Karabina, për Mandian shkruhet me superlativa.

Në këtë letër lamtumire ku ju ka rezervuar edhe një urim ala Ilir Beqe, “suksese në jetë”, Rama përgëzon, “posacërisht zevendëskryeministren për rolin konstruktiv, e për nivelin profesional në drejtimin e Task Forcës për zgjedhjet”.

Edhe në rreshtat ku hedh poshtë raportin e ministrave për zgjedhjet, Rama kujdeset të veçojë zëvendëskryeministren teknike, Ledina Mandia.

“ Ky raport është një dokument politik, krejt i njëanshëm dhe aspak në nivelin e lartë profesional, te zëvendëskryeministres teknike, si drejtuese e Task Forces në fjalë”, thekson Rama.

Kurse të tjerëve ai ka thjesht i ka përcjellë, me urimin e Ilir Beqes:

“Duke u shprehur mirëkuptimin e tij të plotë, qoftë për disa gafa të bujshme e krejt të panevojshme pas zgjedhjeve në sektorin e arsimit, qoftë për mbytjen në fund fare në lugën e ujit të politikës, prej ku ka dalë edhe raporti i njëanshëm, joteknik e joprofesional i Task Forcës, kryeministri Edi Rama u uron zonjave e zotërinjve të dorëhequr shëndet e suksese të mëtejshme në jete!”

Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco