Akti Normativ, rriten fondet për energjinë dhe zjarret

Akti Normativ, rriten fondet për energjinë dhe zjarret

17:45, 16/08/2017
A+ Aa A-

Kriza energjetike dhe zjarret do i kushtojnë buxhetit të shtetit 4.2 miliardë lekë. Ministria e Financave ka përgatitur Aktin Normativ, i cili ndryshon buxhetin e këtij viti duke rritur fondet për energjinë dhe emergjencat civile.

Sipas draftit, të firmosur nga ministrja Helga Vukaj, mbështetja neto e qeverisë për energjinë rritet nga 1.5 miliardë lekë që ishte në 4.5 miliardë lekë.

"Huamarrja neto e energjisë rritet me 3 miliardë lekë për të mundësuar përmbushjen e nevojës për energji elektrike deri në fund të 2017," thuhet në relacionin e Aktit Normativ që ndryshon buxhetin.

Sipas Ministrisë së Financave, situata e pritshme hidrike për vitin 2017 nuk do të jetë në nivelet e parashikuara nga KESH. Si rezultat prodhimi i shoqërisë KESHdo të jetë në nivele më të ulta se sa parashikimi.

"Ky devijim nga parashikimi do të sjellë që OSHEE për të plotësuar nevojat për furnizim me energji, të sigurojë pjesën e nevojshme në tregun e lirë. Nisur nga nga situata financiare e shoqërisë, lind nevoja imediate për mbështetje tësaj, për të garantuar shërbimin e domosdoshëm për qytetarët," thuhet në relacion

Veç fondeve për energjinë, buxheti do të paguajë edhe një tjetër kosto shtesë. Ajo është fatura e zjarreve.

Fondi rezerve i Këshillit të Ministrave rritet me 1.2 miliardë lekë, duke konsideruar realizimin faktik të tij në fund të 6-mujorit, si pasojë e përdorimit për arsye të paparashikuara që kanë karakterizuar gjysmën e parë të këtij viti dhe pritshmëritë e përdorimit për në gjysmën e dytë të vitit," argumenton Ministria e Financave.

Sipas Aktit Normativ fondi prej 1 miliardë lekë parashikohet të përdoret vetëm   për   emergjencat që lidhen me faktorë natyrorë

Ndryshime do të ketë edhe në fondet e investimeve. Ndonëse shifra totale e investimeve të parashikuara për këtë vit mbetet e pandryshuar në rreth 74 miliardë lekë, qeveria ka rialokuar fondet nga projektet me realizim më të ngadaltë drejt atyre që kanë një ecuri më të mirë realizimi.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco