Njihuni me deputetin shqiptar, që posedon 56 pasuri vetëm në Fier

Njihuni me deputetin shqiptar, që posedon 56 pasuri vetëm në Fier

14:33, 16/08/2017
A+ Aa A-

Përherë ka pasur akuza se në parlament kanë hyrë biznesmenë me përrallore. Politika sfidon të gjitha pushtetet e tjera në Shqipëri i përket pasurive të deklaruara pranë organeve ligjzbatuese. Pyetja mbetet publike se si mundet që politikanë të tillë mund të mbrojnë interesat publike para atyre të qytetarëve. Dhe po të shikosh listën e pasurive të deputetëve vëren se shumica e deputetëve biznesmenë  kanë shumë mandate si deputetë.

Një deputet rezulton se është bashkëpronar me 50 për qind, në 56 pasuri të paluajtshme. Por jo vetëm ky, pasi janë edhe pesë deputetë të PS, të cilët e kanë deklaruar ndër vite pasurinë dhjetra milion euro dhe duket sikur janë harruar përballë disa “cironkave” të fundit. Këtë herë ka bërë përshtypje në media fakti i deputetit të PDIU Omer Mano, raporton albanianews1.al.

 Ndofta për pasurinë e copëtuar në 56 vende të ndryshme është kampion, por nuk është ky më i pasuri ndër deputetët.

Deputeti i PDIU, Omer Mano, në deklaratën fillestare të pasurisë, deklaron se është bashkëpronar i një pike karburanti me sipërfaqe 630 m2 në Fier, si dhe i 55 apartamenteve, zyrave, dyqaneve, bodrumeve, trojeve, depove të ujit etj. Referuar deklaratës së pasurisë, deputeti Mano, të gjitha pasuritë e paluajtshme i posedon në Fier.

Pasuritë e paluajtshme të ligjvënësit vijojnë nga 1 715.5 m2 deri tek dyqanet me 19 m2. Ndër të tjetra, deputetit është bashkëpronar me 50% i një bodrumi me sipërfaqe 1 715.5 m2 në Fier, në vlerën 67 264 064 lekë dhe me vlerë investimi në vite 40 485 800 lekë.

Deputeti posedon gjithashtu një veturë në vlerën 50 000 dollarë, ku gjithashtu thotë se është bashkëpronar me 50%. Ndërkaq, në deklaratën e fundit të pasurisë, pra për vitin 2016, deputeti deklaron shitjen e dy apartamenteve me vlerë 5 600 000 lekë dhe 6 160 000 lekë. Deklaron gjithashtu pagën si deputet 2 811 934 lekë si dhe pagën e bashkëshortes si punonjëse tek firma O+P Petrol, 264 000 lekë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shkurt201419/08/2017 14:15

Pse kjo eshte normale qe vetem deputetet e pushtetaret i kan mundesite te abuzojne ne te gjithe fushat e jetes.Te larte permendurit nuke kontrodhohen nga askush,vete jane zote e shkope.Nuke ka prokurori e ase gjykate qe te merret me kta,se jane te njejte.Drejtesia nuke ka ekzistuar e nuke ekziston per kta hajdute.Prandaj pasurite e tyre jane marramendse.Le te mbesim me shprese se vetem SHBA munde te bejne dicka,te vene ne levizje ne nji te ardhme te shpejte drejtesin.Per kta pushtetare e deputet eshte teper zore te funksionoje ligji e drejtesia,shpresa vdese e fundit,ne presim fundin e ktyre barbarve.

Gajtan!16/08/2017 18:01

Nuk ka faj ai apo ata! Veshja me pushtet politik bije ne konflikt me pushtetin ekonomik! Kjo e vertete qe ben "muuuu" ne diten me diell, duhet te jete shqetesuese per popullin dhe te mos pranoje te futen ne parlament njerez kaq shume te "zote" dhe te "suksesshem"! Njerezit qe futen ne parlament duhet te kene demostruar prej te pakten 10 vjetet 2 fundit se jane kontribues te shoqerise si organizatore dhe me moral ekonomik te dukshem! Asnje biznesmen asnje politikan qe ka vu pasuri pa patur nje fabrike ku krijohen vegla, makina, produkte ushqimore qe te tregetohen neper bote nuk ka lek te "paster". Rrjedhimisht, duke pasur pasuri fajdexhinjsh jane te padenje per ligjevenes! Jashte pasaniket nga politika! Ata i bejne sherbim pasurise se tyre jo shoqerise! Ose, ne te kundert duhet te zhvishen nga kjo pasuri deri ne brezin e dyte fisnor, ose te mos futen fare ne politike! Shqiperia nuk eshte keq per keta tipa te "mencurish"

samir16/08/2017 15:18

i ka ato prona me djersen e

Shto koment

Denonco