Gjosha: Reforma në drejtësi, falë mundit të jashtëzakonshëm të Ilir Metës

Gjosha: Reforma në drejtësi, falë mundit të jashtëzakonshëm të Ilir Metës

14:17, 16/08/2017
A+ Aa A-

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë në Kampin Veror të LRI-së në Jalë për procesin e integrimit në BE

Gjosha tha se se procesi i integrimit e ndihmon Shqipërinë që të forcojë institucionet dhe për të pasur një sistem drejtësie që të garantojë të drejtat për çdo qytetar.

“Ç’do të thotë në të vërtetë i gjithë procesi i Bashkimit Evropian? E vërteta e saj është shtet-ndërtimi, gjë që i ka munguar Shqipërisë së gjithë këto vite. Ne kemi dalë nga një sistem komunist ku shteti ishte në dorë të një personi, ku institucionet ishin thuajse pa asnjë lloj funksioni por merrnin urdhra nga lart. Prandaj dhe Shqipëria ndër vite ka vuajtur shumë për të pasur institucione të pavarura, institucione të forta dhe që funksionojnë në bazë të ligjit. Na intereson procesi për të forcuar institucionet tona për të pasur një sistem drejtësie të drejtë për çdo qytetar dhe për këdo, dhe për të pasur sa më shumë investime të huaja. Procesi për ne është jetik, shtetndërtimi për ne është jetik, arsimi është gjithashtu jetik”, - tha znj. Gjosha e cila është njëkohësisht edhe Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim.

Gjithashtu, znj. Gjosha u ndal edhe në kontributin që LSI-ja ka dhënë për reformat e veçanërisht për reformën në drejtësi, që solli edhe rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE.

“Në këto katër vite janë bërë jashtëzakonisht shumë për Shqipërinë, edhe reforma në drejtësi që i dha mundësi për rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave ta dini që ka qenë një iniciativë e drejtpërdrejtë e LSI-së me një mund të jashtëzakonshëm të Ilir Metës kur ishte Kryetar Kuvendi për të arritur një konsensus. Sepse sot nuk do ta kishim këtë mundësi, nuk do të kishim as rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave”, - vijoi znj. Gjosha.

Duke folur në lidhje me pozicionim e LSI-së në katër vitet e ardhshme, Gjosha u shpreh se procesi i integrimit dhe Shqipëria kanë nevojë për një opozitë konstruktive dhe që ofron alternativa për qytetarët. 

“Ne kemi nevojë sidomos për të ndihmuar procesin e integrimit, të jemi konstruktivë, gjë që i ka munguar në këto katër vite Kuvendit të Shqipërisë. Alternativa në këtë vend kanë munguar dhe duke dhënë alternativë ti u jep shpresë të rinjve që nesër mund të kesh njerëz në politikë që dinë të drejtojnë ndryshe. I jep shpresë edhe brezave që i kanë humbur ato shpresa fare, sepse kanë 27 vite që jetojnë në një demokraci shumë të brishtë pa shtet. Në asnjë mënyrë bojkot, nuk është alternativa e duhur”, - deklaroi Ministrja e Integrimit gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë e LRI-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Avni Sadiku16/08/2017 15:58

Absurditeti me i madh..... si mudet te mbush te rinjt me mllef dhe genjeshtra ishe i pari qe bllokove reformen....pffff

Ismet Bezhani16/08/2017 15:52

Keto jane brockulla, si mumdet qe vetem genjeni ai ka bllokuar reformen po keto jan vetem propaganda asgje tjeter. Turpppp

Alberta Gjergji16/08/2017 15:15

Reforma eshte thjesht falë Partise Socialiste dhe Ministrise se brendshme me ne krye Xhafen..Ilir Meta nuk e ka dashur kurre kte reforme..Genjeshtra propagandiste

jonida ibra16/08/2017 15:12

Reforma ne drejtesi eshte rezultat i punes se palodhshme dhe kembengulese te njerezve qe duan te vendosin drejtesine ne vend,dhe kjo vetem fale z.Xhafa .Ju mund te mburreni kot se ashtu jeni mesuar por te gjithe e dime se kush po punon per Reformen ne Drejtesi. Ilir Meta eshte nje nder personat qe ka frike nga drejtesia e jo te punoje per te.

Fahri balla16/08/2017 15:08

Kjo esht si ti shpelash trurin te rinjve, duke genjyer barbarisht, kur boterisht dihet qe zoti rama kerkoi reformen ne drejtesi dhe me ne krye zotin xhafa u arrit, kunder gjith te korruptuarve qe nuk e donin sepse ishin ne zon rehatie ne korrupsion. Tju vij turp qe.genjeni keshtu

Piro lala16/08/2017 14:58

Hahahahah' bravoo' LSI..mir qe ska berr asgjee dhe vec ka penguar punen ee xhafes me deklarara boshe, por po merr dhee meritaa qe as i takojne as ska punuar nje minut per to..pallogjikshmeria te kjo partii ka arritur kulmin, me duket se ka filluar genjen dhe veten..

Etleva roga16/08/2017 14:51

Ilir meta vetem ka bllokuar procesin e vetingut.Me qifte do te kishte bere gje per vetingun ilir meta do e kishte bere kur ishte ne qeveri.

Besmir Farmolla16/08/2017 14:51

Hahaha kush ka mend e kupton sa e vertet eshte kjo, kush ka sy e shikon sa e vertet eshte kjo , kush ka vesh e degjon sa te verteta jan kto fjal. Ilir meta ka bere reformen? Hahahahha

Nasim Demaj16/08/2017 14:49

Si do i rrisni keta te rinje, duke i bere propagand politike se kryetari i partise qe ata mbeshtesin ka bere cdo gje te mire ne kete vend? Kur reforma eshte rezultat i punes dhe kembenguljes se njerezve qe punuan si z.xhafaj dhe te tjere ne partin socialiste per te sjelle formen e duhur te drejtesise.

Fation Klementi16/08/2017 14:45

Partia socialiste qe nismetarja e refomave dhe ishte Z.Xhafaj ai qe luajti nje rol te jashtezakonshem ne strukturimin e saj, tani pas suksesit nuk mund te marresh meritat, e tu thuash lri-stave se reformea erdhi si rezultat i mundit te tij.

Fatlum Kulla16/08/2017 14:43

O Zot cfare injorance! Kto qe thon as vet nuk i besojn, se kuptoj si mund ta besojn te tjeret! Zoti Xhafa ka qen ne krye te ksaj reforme bashk me delegacionin e huaj qe shqiperia te lirohet nga kriminelet dhe keta gjyqtare qe kan kapur sistemin

Klaudio Hoxha16/08/2017 14:36

Si mund te thuash se meta e beri reformen ne drejtsi, kur ne cdo hap te sajin ka nxjerre pengesa pafund, dhe tani qe nuk ka me kthim mbrapshte nga reformimi i sistemit te drejtesise, na qenka ai 'heroi' i reformes.

Ilir Kodra16/08/2017 14:32

E turpshme cfare nxjerrin nga goja. Reformen e ka bere Partia Socialiste e vendosur deri ne fund te saj pavarsisht bllokimeve gjat rruges. Me ne krye zotin Xhafa arkitekt te saj.

Afrim Mane 16/08/2017 14:30

Eshte e qarte qe keto jan genjeshtra dhe propagant qe i behet femijve qe LRI, nje lavazh truri tipik. Reformen dihet kush e ka bere.

Shto koment

Denonco