Karabina: Kjo është e vërteta e urdhrit për ndryshimin e bordeve të universiteteve

Karabina: Kjo është e vërteta e urdhrit për ndryshimin e bordeve të universiteteve

13:49, 16/08/2017
A+ Aa A-

Ministraj e Arsimit, Mirela Karabina, ka zbardhur sot të vërtetën e urdhrit të saj për ndryshimin e bordeve të universiteteve publike duke hedhur poshtë të gjitha spekulimet që janë duke u bërë mbi këtë çështje.

Karabina. me anë të një deklarate, sqaron se çfarë e nxiti marrjen e këtij vendimi dhe se cila është baza ligjore mbi të cilën u mbështet. 

DEKLARATA E PLOTE E MAS 

Duke marrë shkas nga lajme të publikuara mbi disa ndryshime të anëtarëve në përbërje të Bordeve të Administrimit të disa institucioneve të arsimit të lartëpublik, Ministria e Arsimit dhe Sportit sqaron se:

Ministri i Arsimit dhe Sportit në përputhje me përcaktimet ligjore ka ndërmarrë të gjitha masat  për kryerjen e veprimeve ligjore duke mundësuar ndryshimet në Bordet e Administrimit për të garantuar përmbushjen e misionit të institucionit të arsimit të lartë, si dhe mbarëvajtjen financiare e administrative të tyre.

Këto ndryshime janë bërë në përgjigje të shqetësimeve të autoritetevedrejtuese të institucioneve të arsimit të lartë publik për të siguruar mbarëvajtjen e institucioneve në përgatitjet e tyre për vitin akademik 2017-2018. Sipas përcaktimeve ligjore, emrat e anëtarëve rinj të Bordeve  të Administrimit, “si përfaqësues të ministrisë përgjegjëse për arsimin janë ekspertë të njohur nga fushat akademike, menaxheriale, ekonomike dhe juridike” dhe siç përcaktohet në nenin 48, pika 1, të Ligjit Nr. 80/2015,“Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe emërohen nga ministri përgjegjës për arsimin.

Ministri i Arsimit dhe Sportit në zbatim të detyrimeve ligjore ka përgjegjësi institucionale të ndërmarrë të gjitha masat që shërbejnë për të krijuar mekanizma të qëndrueshëm të sigurimit të cilësisë dhe menaxhimit financiar, në institucionet e arsimit të lartë, të cilat gëzojnë liri akademike, autonomi financiare e organizative, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet Europiane.

Të gjitha shkrimet dhe deklaratat e papërgjegjshme kanë keqinformuaropinionin dhe, për më tepër,  janë në kundërshtim me misionet e institucioneve të arsimit të lartë dhe interesit publik.

Ministri i Arsimit dhe Sportit, distancohet nga burimet disinformuese të përdorura nga segmente të caktuara të lidhura me interesa personalekorruptive dhe garanton bashkëpunim me të gjithë institucionet e arsimit të lartë, si dhe transparencë të plotë të tëgjitha veprimeve në shërbim të monitorimit të standardeve të cilësisë së arsimittë lartë në vend.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco