FOTO/ Ky është Shefi i Pikës Kufitare Triport, që u rrah me leva nga 3 persona

FOTO/ Ky është Shefi i Pikës Kufitare Triport, që u rrah me leva nga 3 persona

11:23, 16/08/2017
A+ Aa A-

Ky është shefi i stacionit të pikës kufitare Triport, i cili u rrah keq sot nga  tre persona të paindentifikuar rreth orës 1:30 të mëngjesit. Emri i tij është Sai Ceka dhe mësohet se është përmendur edhe nga Beisha në denoncimet e tij të qytetarit dixhital, në rastin e zhdukjes së 2 vlonjatëve, ku sipas ish-kryeministrit Berisha, ishin pjesë e klanit të drogës së ish-ministrit Fatmir Xhafaj.

Njoftimi i Policisë:

“Më datë 16.08.2017 rreth orës 01:25, Salla Operative Vlorë, njoftohet nga një telefonatë se pranë banesës së tij në lagjen ”1 Maj ” , një shtetas ka kërkuar ndihmë pasi e kanë goditur me sende të forta. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar të jetë shtetasi S.C., 49 vjeç, banues në Vlorë, i cili është punonjës Policie, me funksion, Shef i Stacionit të Pikës Kufitare Triport” - njofton policia.

Policia thekson se në momentin e ndodhjes së ngjarjes, ky punonjës policie nuk ka qënë me shërbim.

I dëmtuari është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe aktualisht është jashtë rrëzikut për jetën.

Nga hetimi paraprak i policisë ka rezultuar se ndaj shtetasit S.C., është ushtruar dhunë fizike si edhe e kanë goditur me sende të forta, tre shtetas, ende të paidentifikuar nga policia.

Grupi hetimor po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve./lapsi

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco