Paloka-senatorëve amerikanë: Kanabisi bleu zgjedhjet

Paloka-senatorëve amerikanë: Kanabisi bleu zgjedhjet

19:47, 12/08/2017
A+ Aa A-

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, priti në një takim dhe bashkëbisedoi me një delegacion të senatit amerikan.

Senatorët Roy Blunt, John Cornyn, Tom Cotton dhe Thom Tillis u takuan me nënkryetarin e PD-së, Edi Paloka, i cili sipas njoftimi zyrtar -  “konfirmoi mirënjohen maksimale të popullit Shqiptar dhe në veçanti të Partisë Demokratike për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë demokracisë në vend”.

“Kjo vizitë është dëshmia më e mirë e kësaj mbështetjeje dhe të interesit të Shteteve të Bashkuara ndaj krizës që po kalon vendi”, tha Paloka.

Nënkryetari Paloka i njohu senatorët me faktin sipas tij se prej katër vitesh Shqipëria është nën diktatin e një qeverisjeje të kapur nga interesa të ngushta kriminale, një qeveri e cila ka mbështetur dhe është implikuar drejtpërsëdrejti në kanabizimin e vendit. “Me fitimet kolosale të trafikimit të kanabisit”,- tha Paloka, - “është financuar dhe blerja masive e votës anembanë vendit ne zgjedhjet e 25 qershorit.”

“Raportet ndërkombëtare, si ai i Departamentit të Shtetit dhe te mediave ndërkombëtare kanë theksuar shqetësimet e opozitës. Krimi i organizuar dhe rritja e trafikimit të drogës është bërë nën bekimin politik. Qeveria ështe njësh me krimin e organizuar duke angazhuar me kohë të plotë dhjetëra individë me rekorde kriminale, përfshirë dhe kandidimin e tyre.

Zgjedhjet e 25 qershorit treguan më së miri se fenomeni i shitblerjes së votës është tashmë masiv, se paratë e krimit e të drogës blejnë pushtetin, e pushteti mbahet duke lejuar krimin dhe drogën. E ky nuk është më një shqetësim kombëtar, por po cënon sigurinë e rajonit ashtu siç dhe theksoi dhe prokurori italian Roberti pak ditë më parë”, - theksoi Paloka.

Ai i rikonfimoi senatorëve se “Partia Demokratike do të vazhdojë të luftojë për një Shqipëri demokratike e një qeverisje totalisht të shkëputur nga interesat kriminale e korruptive duke mbështetur integrimin europian ashtu si dhe forcimin e shtetit ligjor. Në këtë drejtim, kontributi Amerikan do të ngelet jetik duke dalë gjithmonë në krah të vlerave euro-atlantike të vërteta.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco