Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Aksidenti nga deputeti, reagon Policia e Shtetit: Do të zbatohet ligji, pavarësisht nga statusi i Rakipit

Aksidenti nga deputeti, reagon Policia e Shtetit: Do të zbatohet ligji, pavarësisht nga statusi i Rakipit

13:41, 12/08/2017
A+ Aa A-

Pas përplasjes ndërmjet dy forcave politike, PD e PDIU lidhur me aksidentin me vdekje të shkaktuar nga deputeti i kësaj të fundit, Aqif Rakipi, ka reaguar Policia e Shtetit me një "sqarim në lidhje me aksidentin e ndodhur me përfshirjen e deputetit A.R." 

Sqarimi:

" Menjëherë me marrjen e njoftimit, janë marrë masa për sigurimin e vendit të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve proçeduriale me drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksident.

Pavarësisht lëvizjes nga vendi i ngjarjes dhe paraqitjes në Komisariatin e Policisë të drejtuesit të automjetit, theksojmë se janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe proçeduriale, ekzaminimet e ndryshme kriminalistike , testi i alkoolit dhe sqarimi i rethanave të ngjarjes.

Automjeti i perfshirë në ngjarje ndodhet në ambjentet e Komisariatit të Policisë në gjendjen e dorëzimit menjëherë pas ngjarjes, i sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Çdo veprim është kryer me korrektësi të plotë nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë. Policia e Shtetit thekson edhe njëherë,se është e do vazhdojë të jetë garante e zbatimit të ligjit pavarësisht nga statuset apo përfaqësimet e subjekteve .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gert Alibalu13/08/2017 15:28

Nje njeri i mire nuk do te latgohej nga vendi i ngjarjes dhe nuk do te lihej i lire nga POLICIA.

Leonard Osmenaj12/08/2017 18:35

Nje njeri i mire sot ishte pjese e nje aksidenti . Mund te ishte kushdo nga ne ne vend te tij . Gjykoni veten pastaj te tjeret .

Shto koment

Denonco