Dritan Kaba: Jam i mahnitur nga gjenialiteti i Gjushit, hedh miliona për të ngushtuar rrugët!

Dritan Kaba: Jam i mahnitur nga gjenialiteti i Gjushit, hedh miliona për të ngushtuar rrugët!

13:34, 12/08/2017
A+ Aa A-

Dritan Kaba ka hedhur në faqen e tij në facebook përjetimet, që ka provuar si turist në plazhet dhe qytetin e Durrësit. Kaba me ironi të thellë përshkruan, se si kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ose siç e njohin tashmë, “Gjushi” ka hedhur miliona, jo për të zgjeruar rrugët siç ndodh në çdo vend normal, por për ti ngushtuar ato duke i kthyer gjysmat në parkingje.

Ja çfarë shkruan Dritan Kaba:

GJENIALITET DHE FANTAZI, NGA DURRESI

Kete nuk e kisha pare. Ngela i mahnitur dhe surprizuar nga gjenialiteti dhe largpamesia e Gjushit.
Kjo pamje eshte nga plazhi i Durresit.
Ishte ngushtuar rruga !!!! 
Nga kater korsi ishte kthyer me dy. Hedhur miliona euro per beton per te bere parkime ne vend te rruges.
Pas pallateve vende te tera per parkim ose per ngritur parkime publike me kate per turistet.
Vetem nje njeri gjenial si Dako mund ta beje te zevendesoje rrugen me parkime.
Ne cdo vend te botes shpronesohet dhe prona private per te zgjeruar rruget, ky i ngushton.
Ne mengjes mu deshet 30 minuta te kaloja dy kilometra, imagino ne darke.
Gjithsesi jam shume i lumtur dhe krenar qe jam shqiptar. Duhet te jemi te vetmit ne Bote qe kemi nje kryebashkiak qe shpenzoi kater vjet dhe miliona euro qe te perfundonte vepren e tij Gjushi I Madh:
Ngushtimin e rruges se Plazhit!
Tutjepamesia e tij kalon edhe kufijte e imaginates se Zhyl Vernit ( Jules Verne ) . Asgje nuk eshte bere rastesisht, cdo gje eshte tutjepamese.
Gjeniu ka menduar per pas 200 vitesh. Edhe kjo ne nje qytet me histori mbi 3 mije vjecare, eshte nje kohe shume e shkurter.
Gjushi ka menduat per te ardhmen, qe emri i tij te jete i skalitur ne histori.
Brezat pasardhes, pas 200 vjetesh, jo vetem do e kuptojne, por edhe do e admirojne, per tutjepamesine e tij.
Gjushi po pergatit Durresin dhe zonen e plazhit per epoken e makinave fluturuese,
Cfare do duheshin atehere rruget?!
Ne te ardhmen do duhen vetem parkime, ku te ulen makinat fluturuese.
Kjo eshte t'i paraprish te ardhmes dhe te punosh per te.
Prandaj une ndihem krenar dhe i qete per Shqiperine qe do i lejme brezave trashegim.
Vetem nje tutjepamesi e tille mund ta realizoje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fieri13/08/2017 20:20

Po ta keni vene re kjo rruge cuditerishte qe kur ka ardhur Gjushi eshte vazhdimishte ne rikostruksion ....si ka mundesi!

Shto koment

Denonco