Prag skandali kushtetues/ Kryeministri Rama nuk njeh Presidentin Nishani dhe bojkoton Këshillin e Sigurisë. Ja çfarë shkruan

Prag skandali kushtetues/ Kryeministri Rama nuk njeh Presidentin Nishani dhe bojkoton Këshillin e Sigurisë. Ja çfarë shkruan

18:38, 01/11/2016
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot bojkotin e Këshillit të Sigurisë për çështjen e kanabisit dhe ka sulmuar edhe një herë mediat, nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për kanabisin?! Jo, duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së dhe redaksitë e gazetave e të portaleve të Shqupit. Bashkëngjitur letra e sotme e Komisionerit Europian për Punët e Brendshme, si kontributi ynë dashamirës për mbarëvajtjen e mbledhjes. Suksese”, shkruan Rama.

Paraditen e sotme, nga qyteti i Shkodrës, Presidenti Bujar Nishani deklaroi se shumë shpejt do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për çështjen e kultivimit të kanabisit. Nishani tha se kanabisi, është kthyer në një burim kriminaliteti në rritje. /Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco