PD sërish protesta për çmimin e ujit, ja çdo ndodhë pasditen e sotme tek Bashkia e Tiranës

PD sërish protesta për çmimin e ujit, ja çdo ndodhë pasditen e sotme tek Bashkia e Tiranës

13:44, 28/07/2017
A+ Aa A-

PD i rikthehet protestave kundër rritjes së çmimit të ujit në Tiranë. Këshilltarët e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës nuk morën pjesë në votimin që i dha “ok” rritjes së tarifave të ujit në kryeqytet dy ditë më parë, por të mbështetur edhe nga qytetarët protestuan përpara Bashkisë.

Në këtë linjë pritet të vazhdojnë edhe sot. Rreth orës 18:00 ata do të protestojnë sërish kundër rritjes së çmimit të ujit. Në shkresën e lejes që PD-ja i dërgon policisë, thuhet se do të marrin pjesë 1 mijë protestues.

Sipas projektit fillestar të propozuar nga Bashkia, parashikohet një rritje çmimi me 44%, nga 45 lek/ m3 në 65 lekë/m3 ujë. Kjo rritje sipas Bashkisë së Tiranës, bëhet për të kryer investime në rrjet që në 5 vitet e ardhshme të garantohet furnizimi 24 orë me ujë në kryeqytet.

Enti Rregullator i Ujit bëri me dije se do të vendosë në muajin shtator mbi aplikimin

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco