LISTA/ Ultimatumi i Ramës për drejtorët e Hipotekave, vijnë dorëheqjet e para

LISTA/ Ultimatumi i Ramës për drejtorët e Hipotekave, vijnë dorëheqjet e para

12:42, 28/07/2017
A+ Aa A-

Ultimatumi që ju dha kryeministri Rama në grup, drejtuesve lokalë të zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme, ka reflektuar sot edhe dorëheqjet e para. Syri.net mëson se drejtorët e hipotekës në Gjirokastër, Fier e Shkodër i kanë paraqitur dorëheqjen, drejtoreshës së përgjithshme.

Dje gjatë një takimi me të gjithë këta drejtorë, Rama me një gjuhë të ashpër prokurori dhe në fund me një vendim gjykatësi i akuzoi ata, për abuzim të rëndë me detyrën dhe tallje me qytetarët.

“Domethënë të jesh përgjigjur në afat ligjor 3 për qind të kërkesave unë nuk e di se çfarë duhet më. Kush e ka të drejtën t’i shkelë qytetarëve të drejtën e tyre për afatet ligjore? Janë detyruese. Tallje kolektive ndaj njerëzve. Ta marrin këtë vendim me dinjitet. Nuk jeni për këtë punë, ikni që tani. Të gjithëve komplet ju ftoj të jepni dorëheqjen brenda 24 orësh.”, ju tha në sy mbrëmë kryeministri gjithë krerëve të hipotekave në vend, të cilët në shumicë vijnë nga radhët e LSI-së.

Ja kush janë drejtorët që Rama iu  dha dje ultimatumin,  që brenda 24 orësh të largohen vetë.

1- Berat – Robert Poçi

2- Bulqizë – Veap Halili

3- Devoll – Valbona Beshi

4- Dibër – Fatmir Mikli

5- Durrës – Adrian Kona

6- Elbasan – Oltion Kokunja

7- Fier – Mimoza Kola

8- Gjirokastër – Meleq Karabina

9- Gramsh – Flamur Hasa

10- Has – Fadil Mazrreku

11- Kavajë – Helenida Sava

12- Kolonjë – Arben Dauti

13- Korçë – Klajdi Tërova

14- Krujë – Astrit Baku

15- Kuçovë – Gentian Islami

16- Kukës – Dëfrim Korbi

17- Laç – Ertila Nikolli

18- Lezhë – Artjan Djala

19 Librazhd – Bledi Koçi

20- Lushnje – Eris Stambolliu

21- Malësi e Madhe – Fatmir Shpellzaj

22- Mat- Erjon Gjestila

23- Mallakastër – Besmir Selami

24- Mirditë – Agostin Picaku

25- Peqin – Rexhep Bica

26 Përmet – Gentjan Kukureci

27- Pogradec – Leonat Muskollari

28- Pukë – Tonin Bala

29- Saranda – Alba Kola

30- Shkodër – Ilir Dibra

31- Skrapar – Rezart Hoxha

32- Tepelenë – Pëllumb Milori

33- Tiranë – Lediana Bardhi

34- Tropojë – Xhavit Çela

35- Vlorë – Rezart Elmazi

 

Syri.net

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco