Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

U akuzua se shiti votën, këshilltari i ‘mohuar’ kërcënon LSI: Do t'iu padis

U akuzua se shiti votën, këshilltari i ‘mohuar’ kërcënon LSI: Do t'iu padis

21:48, 27/07/2017
A+ Aa A-

Pas Genta Mezinit, edhe këshilltari tjetër i LSI-së në bashkinë Tiranë, Agim Kraja, i cili u akuzua nga LSI se dezertoi duke votuar pro rritjes së çmimit të ujit, ka bërë reagimin e tij.

Ai deklaron se do braktisë partinë që e shkarkoi dhe shton se ka gati një padi për LSI.

Reagimi

Distancohem nga deklarata e kolegëve që bojkotuan dje mbledhjen. Bojkoti nuk i shërben qëllimit tonë për t’i shërbyer Tiranës. Deklaratat për gjoja korruptim janë pa kuptim dhe pa asnjë bazë dhe do jetë objekt i një padie penale për shpifje në gjykatën e Tiranës.

Në këto kushte distancohem nga LSI i bindur që do e kuptojnë që bojkoti i këshillit nuk çon asgjëkund. Respekt për bashkëpunimin në këto vite me çdo drejtues dhe anëtar të kësaj partie. Do vazhdoj kontributin tim në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe në politikë gjithmonë në interes të qytetarëve larg interesave partiake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Salvo27/07/2017 22:53

Eshte fare e lehte per ta zbuluar, mjafton t'i kontrollosh tabulatet dhe levizjet (operatori telefonik e ka te lehte tracking-un), dhe personat qe ka kontaktuar, pa harruar edhe kalimin ne site te llogarise bankare dhe shpenzimeve. Ky eshte legaliteti.

Shto koment

Denonco