EKSKLUZIVE/ Ilir Demaliaj paralajmëron/ Letra e Kadaresë për Enver Hoxhën, ja si e denonconte të motrën

EKSKLUZIVE/ Ilir Demaliaj paralajmëron/ Letra e Kadaresë për Enver Hoxhën, ja si e denonconte të motrën

20:50, 27/07/2017
A+ Aa A-

Shkruan Ilir Demaliaj

Arkivoli bosh dhe dosjet e mbyllura

Dje, shkrimtari Ismail Kadare, në një intervistë për "Die Welt", flet për mardhëniet e tij me shtetin diktatorial dhe, se si, ata, pra shteti diktatorial i kishte përgatitur arkivolin(??!)

Me të drejtë shkrimtari flet edhe për hapjen e dosjeve. Të cilat, tashmë duhet të ishin ezauruar si problem duke penguar agjentët e sigurimit dhe vete hetuesit, prokurorët, bashkëpunëtorët, të cilët, u ricikluan në detyra të reja në pluralizmin politik, tashmë jo si bashkëpunëtorë të fshehte, por aktorë të hapur të bashkëpunimit të fshehte.

Në këtë konteks, po botojmë hyrjen e një letre, për të ndihmuar të vërtetën siç na mëson dhe shkrimtari Ismail Kadare. Kjo letër e shkruar në 2 prill 1980, është në arkiva ku ka gërmuar gërr-gërre Shaban Sinani dhe së fundi Dashnor Kaloçi me dy librat e "Kadare i denoncuar" dhe "101 denoncime për Kadarenë". Këtë letër dhe të tjera ka edhe komisioni i dosjeve që seleksionon se kë duhet mbajtur e kë duhet nxjerrë...

Letra është 12 faqe dhe do dalë së shpejti e plotë dhe lexuesi të gjykoj!

Letra

Shoku Enver,

Ju kërkoj shumë falje që po ju shkruaj këtë letër, me të cilën nuk do të doja t’ju shqetësoja kursesi, nëqoftëse nuk do të më detyronin rrethanat dhe një komlikim i krijuar kohët e fundit në jetën time.

Ashtu si shokë të tjerë shkrimtarë kam vite që punoj në frontin e letërsisë duke u përpjekur me të gjitha forcat të jap sa më shumë vepra që t’i shërbejnë partisë dhe popullit. Në punën time kam mundur të realizoj vepra që janë pritur mirë e i kanë shërbyer kohës, ashtu siç kam kam shkruar e ndonjë herë edhe ndonjë krijim botim i të cilit do të ishte i të cilit do të ishte një gjë shumë e keqe për mua e do ti krijonte telashe partisë. Unë jam i ndërgjegjshëm për të gjitha këto, ashtu siç jam i ndërgjegjshëm për mirënjohjen time ndaj popullit e Partisë, sepse e kuptoj thellë se janë ata që më bënë shkrimtar e se është jeta e popullit dhe e Partisë që kanë qenë dhe janë burimi e materie e vetme për veprat e mija.....

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Salvo28/07/2017 23:55

Fillimi i letres eshte nje pershtatje ne shqip e fjalimit te Gorkij-t ne te famshmin kongres te lidhjes se shkrimtareve te BRSS, me 1923.

Dibra28/07/2017 21:16

Problemi esht se Ismaili nuk esht vetem . Ai esht me shum shok e miq te cilet ju ngjiten prap karriges ne kurriz te popullit dhe e nxorren veten te lare , heronj , martire te sistemit por qe kan pas ne brez gjithmon garuzhden , per vete e per tre breza . Kolera e politikes esht korupsioni banal dhe ordiner aq i thjesht per tu kuptuar dhe aq bukur i maskuar nga "nobelist" hajdute te paftyre.

Lomy27/07/2017 23:24

Bravo! Ja si i ngeli prilli i thyer ne dore kadarese...me siguri qe vladimir meçe do ia kete sygjeruar edhe kete turp

Shto koment

Denonco